Kolegji Zgjedhor pranon kërkesën
e KQZ, 89 ZAZ në të gjithë vendin

Kolegji Zgjedhor pranon kërkesën <br />e KQZ, 89 ZAZ në të gjithë vendin
TIRANE- Kolegji Zgjedhor vendosi të pranojë pjesërisht ankimimin e Partisë Demokratike për marrjen e një vendimi mbi ndarjen e ZAZ-ve, pas dështimit të arritjes së kuorumit të nevojshëm në KQZ. Por Kolegji hodhi poshtë kërkesën e PD-së për të çuar në 100 nr. e ZAZ-ve, duke pranuar kështu kërkesën e administratës së KQZ-së prej 89 ZAZ.

Përfaqësuesi i Partisë Socialiste Koli Bele e quajti vendimin e Kolegjit zgjedhor në kundërshtim me ligjin dhe përsëri qëndrimin e PS-së në lidhje me këtë çështje.

“Kjo është një lojë që nuk duhet hapur. Rregullat shkruhen në KQZ. Ky ishte qëndrimi ynë i qartë dhe kjo vendimmarrje është në kundërshtim me ligjin”, u shpreh Bele.

Ndërsa nga ana tjetër përfaqësuesi i PD-së, Oerd Bylykbashi deklaroi se propozimi i PD ishte i bazuar në ligj dhe synon rritjen e shpejtësisë në numërimin e votave. Bylykbashi theksoi se PS vazhdon me qëndrim bllokues dhe injoron rekomandimet e ODIHR.

“Unë mendoj se propozimi i PD ishte jo vetëm i bazuar në ligj, por synonte që të nxirrte maksimumin e atyre mundësive që linte marrëveshja politike. Qëllimi i vetëm i PD ishte përmirësimi në mënyrë maksimale të numërimit të votave. Ishte një propozim i ligjshëm dhe formalist. PS në mënyrë absurde e kundërshtoi dhe është detyrë e saj të shpjegojë qëndrimin e vet bllokues. PD ka një kërkesë, përmirësimin maksimal të standardit të numërimit që njolla për numërimin e ngadaltë të mos përsëritet. Ky ishte një injorim i hapur i rekomandime të ODIHR. Ky sot ashtu si në 2011 ishte një leksion i mirë që zgjedhjet janë detyrë e shqiptarëve dhe e asnjë partive apo KQZ. Asnjë parti nuk ka të drejtë të mbajë peng një zgjedhje sipas standardeve”, deklaroi Bylykbashi.

DISKUTIME NE KOLEGJIN ZGJEDHOR
Gjatë diskutimit që zgjati për rreth 3 orë, PD arsyetoi se e vetmja mënyrë për të numëruar shpejt votat është shtimi i ZAZ-ve, ndërsa theksoi se zgjedhjet nuk janë pronë e KQZ-së. Për këtë, ajo i kërkoi Kolegjit që të marrë një vendim në vend të KQZ-së.

PS pretendoi se padia e selisë blu është e pambështetur në ligj, ndërsa cilësoi si jashtë kompetencave të Kolegjit përcaktimin e numrit të ZAZ-ve. Ndaj ajo kërkoi rrëzimin e padisë dhe pushimin e çështjes, gjë që u refuzua nga trupa gjyqësore.

Relatori i çështjes ishte Andi Civici ndërsa PD përfaqësohet nga Oerd Bylykbashi e Ivi Kaso. PS nga Koli Bele e Eridian Salinji. Në seancë mori pjesë edhe një përfaqësues ligjor i PBDNJ që kishte të njëjtin qëndrim me PS, ndërsa LSI nuk mori pjesë ndonëse ishte njoftuar.

KALVARI I NDARJES SE ZAZ-ve
Fillimisht administrata e KQZ-së propozoi ndarjen në 76 Zona të Administrimit Zgjedhor. Ky propozim u mbështet dhe nga PS, por më pas me një propozim të dtytë administrata ripropozoi 89 ZAZ, ndërsa PD kërkoi ngrithen e 100 ZAZ-ve. Opozita kundërshtoi duke thënë sed rritja e popullsisë së vendit nuk justifikon ndarjen në kaq shumë ZAZ.  Mosmarrëveshjet në Komisionin Qendror Zgjedhor bënë që çështja të diskutohet në Kolegj.

Demokratët u ankuan duke vendosur në thelb të kërkesës që ndarjen e vendit në ZAZ ta bëjë Kolegji. Por, Kodi Zgjedhor e parashikon këtë çështje si kompetencë ekskluzive të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe vendimmarrjes së cilësuar në të. Në nenin 24 të tij, në pikën F, thuhet “konsiderohen të miratuara, kur votojnë “pro” jo më pak se 5 anëtarë të KQZ-së, vendimet lidhur me: caktimin e zonave të administrimit zgjedhor, sipas nenit 27 të Kodit”.

Më shume sesa vetë thelbi i saj, pritet të shihet qëndrimi i gjykatës në kushtet kur Kodi i ri Zgjedhor i përcakton qartë se vendimmarrja e vetme e tij është rikthimi i çështjes në KQZ. Në nenin 145 të Kodit Zgjedhor, ku parashikohet e drejta e ankimimit në gjykatë, thuhet se “në këtë rast Kolegji Zgjedhor nuk e gjykon çështjen në themel dhe kur pranon kërkesën, vendos detyrimin e KQZ-së për të marrë vendim”.

(Redaksia online)
(im/sg/eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka qenë Vettingu i gjyqtarëve e prokurorëve proces i besueshëm?



×

Lajmi i fundit

Deputetët e Partisë Demokratike italiane vizitë blitz në Gjadër ku do ngrihet qendra e emigrantëve: Asgjë në 70 mijë metra katrorë

Deputetët e Partisë Demokratike italiane vizitë blitz në Gjadër ku do ngrihet qendra e emigrantëve: Asgjë në 70 mijë metra katrorë