Koleksioni/ Fotot e Sotirit rrëfejnë
Shqipërinë e 1900-s në Bruksel
Tridhjetë e pesë fotografi të zgjedhuara nga koleksioni i mjeshtrit të fotografisë shqiptare, Kristaq Sotiri (1883-1970), do të ekspozohen në Bruksel. Ekspozita e titulluar “Shqipëria nga një epokë në tjetrën” ka për kuratorë hulumtuesit e fotografisë Loïc Chauvin dhe Christian Raby-n, profesor i Historisë së Fotografisë në Universitetin “Chikago” të Parisit.
TIRANE- Tridhjetë e pesë fotografi të zgjedhuara nga koleksioni i mjeshtrit të fotografisë shqiptare, Kristaq Sotiri (1883-1970), do të ekspozohen në Bruksel. Ekspozita e titulluar “Shqipëria nga një epokë në tjetrën” ka për kuratorë hulumtuesit e fotografisë Loïc Chauvin dhe Christian Raby-n, profesor i Historisë së Fotografisë në Universitetin “Chikago” të Parisit. Kjo ekspozitë do të hapet më datën 2 maj, ndërsa do të qëndrojë e hapur për një javë në ambjentet e shoqatës kulturore “Faik Konitza” të Brukselit. Përveç fotografive, kuratorët Chauvin dhe Raby do të prezantojnë edhe librin me fotografi të Kristaq Sotirit. Libri ka të njëjtin titull me ekspozitën.
Loïc Chauvin, duke qenë hulumtues i fotografisë shqiptare, është njëkohësisht edhe autori që nxori botimin e parë kushtuar dinastisë “Marubi” me titull “Shqipëria fytyra e Ballkanit”, në vitin 1995. Ndërsa Christian Raby është bashkëpunëtor me të gjatë hulumtimit të fotografisë shqiptare.
Po cilat janë imazhet që kanë përzgjedhur kuratorët Chauvin dhe Raby. Kryesisht ata kanë përzgjedhur për ekspozitën imazhe të njerëzve të veshur me veshje tradicionale shqiptare të viteve ‘20-‘30, qytetarë të atyre viteve në Korçë të veshur me modën e asaj kohe dhe foto historike. Fotografi shqiptar, Kristaq Sotiri, ka dokumentuar ndryshimin rrënjësor të shoqërisë shqiptare nga epoka e Perandorisë Osmane deri në krijimin e shtetit shqiptar. Në vitin 1912, gjatë kohës kur jetonte në Amerikë, ai ka realizuar autoportrete.
Në ekspozitën e Brukselit janë portreti i nënës së tij, si dhe portreti i këngëtares Tefta Tashko dhe i disa grave të tjera të njohura si Sabiha Kasimati në Liceun e Korçës, që më vonë u pushkatua nga diktatura. Po ashtu ka dhe një foto të diktatorit Enver Hoxha në Liceun e Korcës. Pjesë e kësaj ekspozite janë edhe një grua myslimane me shami në kokë, portreti i një prostitute, foto të personaliteteve të larta, si dhe fotografitë lypsarëve në rrugë, etj. Prandaj përmes fotografive të tij, publiku në Bruksel për herë të parë do të ketë rastin të njohë më shumë historinë e shqiptarëve, dhe fazën e shndërrimit të shtetit shqiptar pas viteve ‘40.
Genti Metaj, drejtor i shoqatës kulturore “Faik Konitza” pohon se eskpozita vjen falë kontributit të Loïc Chauvin, i cili ka vite që merret me hulumtimin e fotografisë shqiptare. Shumë kohë më parë ai ka hulumtuar edhe për fotot e Marubit. “Loïc Chauvin, së bashku me Christian Raby-n, kanë shkuar shpesh në Shqipëri për të parë arkivat e shtetit dhe ato private, të familjeve që i kanë të trashëguar këto arkiva”, pohon Meta.
Kush është Kristaq Sotiri Kristaq Sotiri u lind më 1883 dhe vdiq në vitin 1970 në Korçë. Në vitin 1923 do të shkonte në ShBA, ku punoi si fotograf në New York dhe Los Angeles. Të njëjtin vit 1923 ai u kthye në vendlindjen e tij, në Korçë. Me piktorin Vangjush Mio hapi studion “Sotiri”. Sotiri ka fotografuar një pjesë të rëndësishme të historisë së shqiptarëve. Krijimtaria e Kristaq Sotirit përmblidhet brenda një periudhe 40-vjeçare. Ai ka lënë pas vetes një fond me rreth 15 mijë fotografish. Fotografia më e vonshme e tij daton në vitin 1952. Kristaq Sotiri renditet ndër fotografët e mëdhenj shqiptarë para Luftës së Dytë Botërore.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 29 Prill 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.2%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3190
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille
27 Nëntor, 22:55
-
DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr
27 Nëntor, 22:46
-
Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite
27 Nëntor, 22:41
-
Spahiu: Lirimi i Berishës nuk është vendim pafajësie por thjesht masë sigurie
27 Nëntor, 22:38
-
Po tani, ka drejtësi zoti Berisha ?
27 Nëntor, 22:37
-
Kërkesa e opozitës për qeveri teknike, Alimehmeti në 'Repoltix': Duhet vullnet politikë nga PD dhe PS! Zarat janë hedhur! Faik Basha: E nevojshme
27 Nëntor, 22:25
-
Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin
27 Nëntor, 22:19
-
Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës
27 Nëntor, 22:16
-
Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion
27 Nëntor, 21:56
-
Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi
27 Nëntor, 21:51
-
GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë
27 Nëntor, 21:39
-
Prag feste, Rama ndan fotoalbumin e fëmijëve veshur kuqezi
27 Nëntor, 21:35