PARIS - Stilisti i mirënjohur Valentino, në këtë sezon na kthen në një botë plot me lule, feminilitet, transparencë dhe ngjyra. Koleksioni Pranverë / Dimër 2013 i Valentinons në javën e modës në Paris do të na cojë në një botë surreale ku çdo gje duket perfekte.

VALENTINO COLLECTION

Modelimet e Valentinos bëjnë që femra të ndjehet bukur, elegante dhe shumë delikate. Valentino ka sjellë edhe linjat e fustaneve më të bukura në ngjyre të kuqe të cilat jane veshur nga emrat më të shquar të botës së artit. Edhe Elie Saab ka prezantuar koleksionin e tij pranverë / verë 2013 në kryeqytetin e modës Paris.

Ai ka ditur fare mirë të fitojë zemrën e femrave me modelet e fustaneve të tij me gurë Zvaroëski. Koleksioni i ri i Saab,I cili ishte po aq femëror dhe joshës ka përcjellë idenë e delikatesës nëpërmjet veshjeve prej pëlhurave ku spikatën ngjyrat e çelëta rozë, blu dhe jargavani. Nëpërmjet krijimeve të tij të veshjeve ai është quajtur njeriu që vesh zonjat me diell pasi veshjet e tij kanë shumë shkëlqim, materiale të shkëlqyeshme, perla dhe gurë të çmuar.

VALENTINO COLLECTION

Në pjesën finale të pasarelës ka qenë prezantimi i fustaneve të nuseve plot luks dhe elegancë. Stilisti libanez hapi atelienë e tij në Bejrut në vitin 1982 kur ishte vetëm 18 vjeç, dhe në Hollivud fustanet e tij janë më të preferuarat nga zonjat për paradën e modës në tapetin e kuq të çmimeve Oskar.

VALENTINO COLLECTION
(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)