Ajo është 29 vjeçe dhe aktualisht zotëron një koleksion që arrin vlerën 50,000 paund. Që prej fillimit të adoleshencës së Natasha Goldsworth është dashuruar me personazhin e animuar “Hello Kitty”  duke koleksionuar gjithçka që ka lidhje me këtë personazh.

hello kity

Duke nisur që nga veshjet, pellushat, mjetete gatimit e deri tek gotat, Natasha ka gjithçka që përfaqëson fytyrën e maces simpatike me fjongo rozë. Madje Goldsworth ka dhe mjaft miq në Japoni të cilët herë pas here i sjellin objekte të shumtë me këtë figurë të animuar.  

hello kity

Megjithatë ky pasion i saj nuk kuptohet nga të gjithë dhe duket se në anën sentimentale e ka penalizuar disi 29-vjeçaren. Ajo ka vendosur ti braktisë të dashurit e saj për shkak se janë përpjekur ta bindin të heqë dorë nga koleksioni i saj.

hello kity

Natasha është e vendosur të gjejë një mashkull që do të pranojë koleksionin dhe pasionin për macen “Hello Kitty”,  si një pjesë të pandarë të saj.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)