Kolumbi/ Shembet tribuna e spektatorëve gjatë ndeshjes së demave, 4 viktima, mbi 300 të plagosur (VIDEO)

Një ndeshje me dema në Kolumbinë qendrore ka shkaktuar katër viktima dhe më shumë se 300 të plagosur pasi u shemb tribuna. Në stadiumin El Espinal kishte plot spektatorë kur u shemb tribuna dhe për pasojë, një dem u nis drejt turmës. Njerëzit e frikësuar po përpiqeshin të largoheshin nga rrënojat.

Viktima të kësaj ngjarje kanë mbetur dy gra, një burrë dhe një fëmijë. Ndërkohë nga 322 persona që po marrin trajtim mjekësor në spital, 4 prej tyre janë në kujdes intensiv. Ngjarja e së dielës ishte pjesë e festimeve të festivalit popullor San Pedro.

Presidenti në largim Ivan Duque tha se do të kishte një hetim për këtë cështje, ndërsa presidenti i zgjedhur Gustavo Petro u kërkoi zyrtarëve vendas të ndalonin ngjarje të tilla. "U kërkoj kryetarëve të bashkive të mos lejojnë më shumë ngjarje që përfshijnë vdekjen e njerëzve ose kafshëve," tha ai.

Nuk ishte hera e parë që ndodh një aksident i tillë. Në fillim të këtij muaji një person vdiq pasi u godit nga një dem në qytetin e Repelon.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona