Ka gjasë që, harta politike e Kosovës, deri më tash e ndarë kryesisht mes PDK-së dhe, në hise më të vogla edhe LDK-së e AAK-së, pas zgjedhjeve të tre nëntorit të pësojë ndryshime dramatike dhe, në vend të dominimit të një partie, t’i përngjajë lëkurës së leopardit?
Ndarja e partisë më të madhe, PDK-së, ndonëse sigurisht jo në pjesë simetrike, si dhe këmbëngulja e oligarkisë së saj që në zgjedhje të dilet edhe me kandidatë të cilët përballen me drejtësinë - që do të duhej të ndikojë në rënien e mëtejmë të reputacionit të saj edhe ashtu të rrënuar - do të duhej të jetë argument i fortë për këtë, ndonëse jo edhe i vetmi.
Vetëvendosje, jo vetëm që pritet të jetë forcuar, por edhe këmbëngul se këtë herë do të jetë mbrojtëse e pakompromis e votës së qytetarëve, që do të thotë se partia në pushtet më nuk do të mund të llogarisë, si herën e kaluar, në terrin në vendvotime, e këtë komoditet si duket këtë herë nuk do t’ia lejojë as faktori ndërkombëtar.
Shfaqja e subjekteve të reja politike, si në Prizren, Gjilan e gjetiu, së pari me ambicie të fitojnë vetëm në zgjedhjet komunale, krahas mozaikut deri tash mjaft të larmishëm partiak të Kosovës, e bën të parashikueshme një mundësi të tillë.
Thënë troq: a mund të jenë këto zgjedhje, nga të cilat PDK do të mund të dalë humbëse, ndërsa në zgjedhjet qendrore, sipas lëvizjeve tektonike të filluara, të pësojë fiasko të plotë?
Në të vërtetë, ta quash parti PDK-në është bukur ironike, e nuk janë larg saj as shumë simotra të saj. Me anëtarësi oportune dhe e burokratizuar, i tërë aktivitet partiak i saj nuk ka ndonjë kuptim tjetër pos për zënien e pozitave, me kusht që komandantët të mbeten të paprekur për t'i kontrolluar tenderët e besa edhe krimin e organizuar, dhe e vetmja dinamikë e brendshme e saj hetohet në shtyrjet për poste.
Hashim Thaçi, si një magjistar i lirë, elektoratin e josh me fshatra Potemkini me emra kumbues, si Lugina e Silikoneve, ndërsa ndërton asfalt të shtrenjtë me cilësi të dobët, i rrit pagat pa mbulesë, i josh arsimtarët me dreka e darka, duke e shfaqur për turp mjerimin e klasës së mesme, dhe i shet me gjysmë çmimi asetet strategjike të këtij vendi.
Joshja e vërtetë, ndërkaq, bëhet me mënyra krejtësisht tjera dhe larg syve të opinionit: me premtime për punë, biznese, por edhe me shantazhe e presione. Është dashur që politika dhe shoqëria kosovare në tërësi të përjetojë në rënie rrënuese – gjë që fatkeqësisht po e konstatojmë çdo ditë të ketë ndodhur – që një parti e tillë të mbetet dominuese në këtë vend.
Duhet thënë po ashtu se, edhe nëse ndodhë të bjerë, atëherë do të jetë kjo rënie nga konfliktet e saj të brendshme, e “zullumit që këputet prej së trashi”, se sa nga idetë kreative dhe veprimet e duhura të opozitës. Madje, nuk është fare e qartë se cilat prej partive opozitare i kanë shpëtuar joshjes fatale të orbitës së saj, kështu që edhe nëse ndodhë që partia “mëmë” të bjerë, me këtë automatikisht nuk është e garantuar një cilësi më e lartë e jetës politike.
Megjithatë, po të ndodh kjo, do të ishte një kthesë kopernikane, sepse komandantët dhe “peshqit” e mëdhenj do të mbeteshin në cektinë, ndërsa populli i ngopur, më në fund nuk do t’i duronte ca të tjerë më të vegjël t’i imitojnë dinosaurët e deridjeshëm dhe sigurisht se nuk do t’i linte të rriteshin shumë. Këtë duhet ta ketë kuptuar më në fund Fatmir Limaj, i cili, ndonëse nuk është krejtësisht qengj i urtë, po flet fjalë të ëmbla mjaltë në tubime.
Megjithatë, ndonëse duket si dru i kalbur, të cilin pritet ta rrëzojë era, mund të ndodhë që kjo parti të qëndrojë ende në këmbë, falë rrënjëve të thella të klientelizimit dhe ndikimit të madh të saj ndaj gjithçkasë në këtë vend.
Fatmir Limaj, për shembull, deri sa në Malishevë ftoi haptas qytetarët që të mos e votojnë partinë kundër të cilës bashkë me kryeparlamentarin Krasniqi është rebeluar, vetëm dy ditë më vonë, në Prizren, i zbuti krejtësisht fjalët.
E bëri këtë për shkak se ai Salustro nuk po i shqitet së ndjekuri, apo ia kanë rikujtuar se “delja që ndahet nga kopeja e ha ujku” – një zot e di. Faktorit ndërkombëtar po ashtu nuk është për t’i besuar plotësisht, sepse ende nuk është krejtësisht e sigurt se nuk konsiderojnë që, deri sa janë në vazhdim bisedimet me Serbinë, Thaçi është “faktor pa të cilin nuk bën”.
Në fund, të mos a harrojmë edhe një qengj tjetër – Ramushin! Po ndodhi e iu bë patericë Hashin Thaçit, terezia zgjedhore mund të tërheqë kah e vjetra. Por, ai duhet ta ketë të qartë se po e tërhoqi këtë lëvizje, aureoli heroik i tij do të griset krejtësisht, duke na e lënë të zbuluar një Rambo të degdisur në një lakmitar që s’do gjë tjetër, pos pushtetit e parasë.
Marrë nga "Zeri"
/Shqiptarja.com