Kombëtarja, çelet 'shtëpia e tifozëve'
Balaj në Rusi, surpriza për Sadikun

Kombëtarja, çelet 'shtëpia e tifozëve'<br />Balaj në Rusi, surpriza për Sadikun
“Shtëpia e tifozëve” ka hapur dyert në Perros Guirec ditën e djueshme. Tashmë mbështetësit e Kombëtares kanë një pikë takimi në Francë ku mund të takojnë idhujt e tyre apo edhe të blenë fanellat e Kombëtares, veshje të tjera sportive dhe suvenire.
 
Në inaugurimin e shtëpisë së tifozëve morri pjesë presidenti Duka,trajneri De Biasi e gjithë skuadra por edhe kryebashkiaku I qytezës. Skuadra ka vijuar e plotë përgatitjet ndërsa një lajm surprizues ka ardhur nga sulmuesi Bekim Balaj.
 
Duket se shkodrani gjatë kësaj periudhe nuk e ka pasur mendjen vetëm tek Europiani por edhe tek merkato.
 
Në Facebook, Balaj ka zyrtarizuar skuadrën e tij të re Terek Grozny në kampionatin rus ku do të luajë për tre vitet e ardhshme.

balaj
 
Një lëvizje surprizë kjo e qendërsulmuesit të Kombëtares që largohet nga Rijeka në Kroaci.
 
Ndërsa sulmuesit tjetër, elbasanasit Armando Sadiku, qyteti i tij i origjinës i ka bërë një surprizë duke vendosr në qytet një fanellë të tijën me përmasa gjigante.

armando sadiku

Po në Facebook, Sadiku falënderon bashkëqytetarët e tij dhe u premton atyre maksimumin.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Hodhën molotovë e shkatërruan në protesta e 7 tetorit, arrestohen edhe 2 protestues! 5 nën hetim

Hodhën molotovë e shkatërruan në protesta e 7 tetorit, arrestohen edhe 2 protestues! 5 nën hetim