Goli i shënuar ndaj Katarit në miqësore e ka afruar akoma më shumë sulmuesin Armando Sadiku me Euro 2016, pasi duket se De Biasi e ka vulosur në listën për në Kampionatin Europian.

Megjithatë sulmuesi shprehet i qetë për çdo vendim që do të merret, pasi “Unë jam profesionist dhe respektoj vendimin e trajnerit. Mund të them se do të jap gjithmonë më të mirën time, nëse nisi ndeshjen nga fillimi apo edhe nga stoli”tha ai.
 
Përsa i përket ndeshjes dhe golit të shënuar përballë Katarit, sulmuesi nga Elbasani që luan në Zvicër deklaroi se “Ishte një ndeshje e mirë dhe e rëndësishme. Besoj shumë në skuadër dhe jam optimist që mund të bëjmë gjëra të mëdha në Francë. Unë mendoj se mund ta kalojmë grupin”.
 
Në ditët në vazhdim tekniku italian do të shpallë listën zyrtare përfundimtare dhe më pas do të luajnë ndeshjen përballë Ukrainës në Itali përpara se të nisen për në Francë. 


d.b/shqiptarja.com