Kombëtarja kuqezi i merr Italisë kapitenin e Juventus U17, garanci për prapavijën

Kombëtarja kuqezi i merr Italisë kapitenin e Juventus U17, garanci për prapavijën

Raffaele Huli

Trajneri i Kombëtares U17, Andrea Tedesco ka bërë me dije listën me emrat e ftuar për këtë grupmoshë. Bie në sy se kuqezinjtë kanë marrë edhe Raffaele Hulin, portierin që është kapiten me Juventusin U17 dhe pak kohë më parë u shpall lojtari më i mirë në një turne që 'Zonja' mori pjesë.

Në 2022 Huli luajti dy takime për Shqipërinë U15, por në dy vitet e fundit luajti për Italinë U15 dhe U16. Tanimë Andrea Tedesco ia ka dalë të rikthejë në ekip djaloshin që shihet me shumë admirim dhe besim nga bardhezinjtë, si e ardhmja e portës.

KOMBËTARJA U17

Kombëtarja shqiptare U-17 nis sot grumbullimin në kuadër të përgatitjeve për raundin e parë të kualifikueseve të Kampionatit Europian “Shqipëri 2025” për këtë grupmoshë. Trajneri i skuadrës kuqezi, Andrea Tedesco ka shpallur sot listën me emrat e 22 lojtarëve të grumbulluar për tre ndeshjet zyrtare të këtij raundi, që do të zhvillohen në vendin tonë gjatë këtij muaji.

Shorti e ka vendosur Kombëtaren shqiptare në Grupin 3 së bashku me Hollandën, Kroacinë dhe Ishujt Faroe me ndeshjet që do të luhen në datat 9, 12 dhe 15 tetor 2024. Shqipëria U-17 do të luajë ndeshjen e parë ndaj Kroacisë më 9 tetor me sfidën që nis në ora 15:00 dhe më 12 tetor do të përballet me Hollandën (ora 15:00). Të dyja këto ndeshje do të luhen në stadiumun “Air Albania”. Sakaq, ndeshja e tretë dhe e fundit në grup e Shqipërisë do të jetë ajo ndaj Ishujve Faroe, e programuar më 15 tetor, ora 13:30 dhe do të luhet në stadiumin “Egnatia Arena”.

Lista U17:

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Irani anulon të gjitha fluturimet gjatë natës, s’po kontakton dot as Komandantin e QUD-s, u nis për Liban! Viktima e sulmit terrorist në Beersheva, ushtare izraelite

Irani anulon të gjitha fluturimet gjatë natës, s’po kontakton dot as Komandantin e QUD-s, u nis për Liban! Viktima e sulmit terrorist në Beersheva, ushtare izraelite