Kombëtarja mbyll Europianin 2024/ Asani: Dhamë maksimumin! Ramadani: S'i shfrytëzuam shanset! Laçi: Grupi ishte i vështirë

Kombëtarja shqiptare humbi 0-1 ndaj Spanjës në ndeshjen e tretë dhe të fundit për Grupin B, të Euro 2024, mbrëmjen e  24 qershorit, dhe me vetëm një pikë është zyrtarisht e eliminuar nga "Gjermani 2024".

Pas ndeshjes me Iberikët, çunat e Kombëtares shqiptare kanë garantuar se përgjatë të gjitha ndeshjeve në këtë europian, kanë dhënë maksimumin.

Jasir Asani: Të gjithë lojtarët dhanë maksimumin, shpirtin në fushë. Kjo është një eksperiencë për ne dhe do të vazhdojmë akoma përpara. Është një eksperiencë që nuk harrohet asnjëherë, të shkojmë tutje edhe për në botëror.

Nuk ishte pasive, kemi bërë një ndeshje shumë të mirë nuk mund të themi se ishte pasive. Motorët i kemi ndezur që në minutën e parë, por Spanja është ekip shumë i fortë dhe kemi dhënë maksimumin.

Ylber Ramadani: Nuk i shfrytëzuam shanset tona, na mbetet të shikojmë për të ardhmen. Duhet të kishin më shumë pikë.

Qazim Laçi: Grupi ishte shumë i vështirë për ne. Nga ndeshja e parë që nuk e filluam aq mirë, kemi luftuar të gjitha ndeshjet, kështu që duhet me kokën lart pavarësisht rezultatit.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Absurdi vs 'Shtetit të së Drejtës'!

Absurdi vs 'Shtetit të së Drejtës'!