Kombëtarja në Ligën e Kombeve, Altin Rraklli për Report TV: Do ndihet mungesa e Gjimshitit, më pëlqen vazhdimësia pas Euro 2024

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan kundër Çekisë (e premte 20:45) dhe kundër Gjeorgjisë (data 14 tetor ora 18:00), të dyja në udhëtim për Grupin B1 të Ligës së Kombeve.

Në lidhje me ecurinë e kuqezinjve foli edhe Altin Rraklli, që në Report TV tha se do ndihet mungesa e Berat Gjimshitit. Nga Gjermania, ish-sulmuesi kuqezi në bashkëbisedim me gazetarin Andi Kapxhiu u shpreh se i pëlqen vazhdimësia e ekipit pas Euro 2024.

"Lista e Kombëtares, përbërja - Veç mungesave për shkak të lëndimeve, kjo është lista më e mirë që kemi. Gjimshiti prish balancat me mungesën e tij, e pamë në ndeshjen e shkuar kur na mungonte diçka, paçka se Ismajli bëri mirë dhe Kumbulla është në formë. Do na mungojë përvoja e tij, por uroj që Ismajli dhe Kumbulla të jenë më të angazhuar në fazat ku goditemi. Ato 20-25 minuta kundër Gjeorgjisë lanë për të dëshiruar.

Duhet të jemi më të kujdesshëm. Nëse nuk e mposhtnim dot Gjeorgjinë, le të mos humbisnim. Ata janë kandidatët për kreun e grupit dhe ne luajmë pas Çekisë. Ndërkohë nuk kemi më një Çeki me elementë të mirë, ata kanë ndërruar grupin dhe nuk po e kalojë mirë këtë gjë. Duhet të shkojmë në Pragë për të fituar ndeshjen.

Shqipëria pas Euro 2024? Çfarë faze është kjo dhe sa vlen Liga e Kombeve para kualifikueseve të Botërorit?

Po, pas Euro 2016 kishim një rënie, ndërsa këtë herë është e kundërta. Ekipi më ka surprizuar me impenjimin dhe agresivitetin për të filluar ndeshjen. Ekipi ka impenjim, me Gjeorgjinë nuk u treguam të zgjuar pasi nuk e meritonim humbjen. Kërkojmë të jemi një ekip i rafinuar. Do na mbante në vendin e parë një pikë me Gjeorgjinë dhe do ishim më të qetë.

Na duhen gjashtë pikë...

Të paktën një nga këto sfida duhet ta fitojmë, të marrim katër pikë. Edhe vendi i dytë të çon në play-off, por ekipi po tregon nivel, kompaktësi dhe skuadra është kompakte në lojën mbrojtëse. Daku ka një rol thelbësor në këtë ekip. Ka një formë të mirë. Në çdo ndeshje me ekipin bën diçka, bën gjithmonë mirë në Kombëtare. Tërheq ekipin para, pa anashkaluar lojtarët e tjerë.

Elementët e rinj, Pajaziti dhe Medon Berisha?

Janë të rëndësishëm për të ardhmen sa i takon ndërrimit të brezave. Sylvinho po e bën mirë. Vitet e fundit nuk kemi shumë emra që të bëjnë këtë shkëputje. Pajaziti është mirë teknikisht, e meriton të jetë me ekipin e parë sepse ka bërë mirë me U-21. Kemi edhe mungesa si Medon Berisha. Të kemi 2-3 emra nga Shpresat.

Si shkohet në Botëror?

Duhet të bëjmë të pamundurën. Ekipi po ecën mirë, ka vazhdimësi pas Euro 2024. Ne kemi qenë mësuar ndryshe, bënim mirë dhe e lëshonim, këtë herë është ndryshe, kemi vazhdimësi. Ekipi është në rrugën e duhur, humbja kundër Gjeorgjisë ishte aksidentale ndërsa do na kthehen edhe Broja, Gjimshiti dhe të tjerët", tha Altin Rraklli.

Pas dy ndeshjeve të para, Shqipëria me tre pikë mban vendin e dytë, pas Gjeorgjisë me gjashtë të tilla. Një humbje dhe një fitore për tanët.

S.Dh/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?



×

Lajmi i fundit

Asociacioni i Gazetarëve dënon kërcënimin ndaj gazetarit Armand Braho: Të ndëshkohet çdo individ që cënon pavarësinë e gazetarëve

Asociacioni i Gazetarëve dënon kërcënimin ndaj gazetarit Armand Braho: Të ndëshkohet çdo individ që cënon pavarësinë e gazetarëve