Komedi dhe Romancë, ja disa prej filmave që do të ishin perfekt për t’i shijuar në një ditë të nxehtë vere

Teksa jemi në kulmin e verës, nuk ka shoqërues më të mirë të ditëve të nxehta se sa një film i bukur.

Filmi “My big fat Wedding” përshkruan historinë e Tulas, 30-vjeçares me origjinë greke, familja e së cilës mezi pret që ta martoj.

Papritur teksa ajo fillon punë në agjencinë e udhëtimeve të tezes së saj njihet me Ian, një djalosh bukurosh me të cilin fillon dhe kalon çdo ditë e më shumë kohë.

Kur babai i saj e zbuloi se ajo kishte nisur një lidhje dashurie, patën një përplasje pasi ajo i tregoj që nuk ishte grek, një kusht që familja e saj i kishte vendosur.

Megjithatë shumë shpejtë Ian i kërkoi Tulës të martohen dhe familja nuk kishte ç’të bënte veçse ta pranonte atë por me një kusht....të behej anëtar i Kishës Ortodokse dhe të pagëzohej.

Pas këtij momenti fillojnë planifikimet e dasmës së madhe greke!

Gjatë dasmës, babai i Tulës shpreh një fjalim të ndjerë nga ku thekson faktin se nuk ka rëndësi asgjë kur ka dashuri, dhe i dhuron një shtëpi për të jetuar  çiftit të ri.

Toula  gjatë dasmës tregon se edhe përse familja e saj është me të vërtetë e zhurmshme, e çuditshme dhe disi dramatike, ajo e di që ata e duan dhe dëshiron t’i këtë përgjithmonë pranë vetes.

Ky film do ju bëjë me të vërtet të shkriheni!

I dyti në listën tonë është filmi “Crazy Rich Asians”! Gjithçka nis kur Nick dhe e dashura e tij prej një viti vendosin të vizitojnë Singaporen, për të qenë prezent në një dasmë në vendin e prejardhjes së Nick dhe familjes së tij.

Ky është momenti që Rachel zbulon se familja e të dashuritë të saj është një ndër më të pasura në Singapore!

Kur Rachel vjen për herë të parë në kontakt me mamanë e Nick, ajo e shfaqi hapur se nuk e pëlqen atë, dhe kjo sepse ajo vjen nga një familje e thjeshtë dhe nuk mund t’i përshtatet rangut të tyre dhe sipas saj nuk mund t’i fali atë që i nevojitet Nickut.

Nick propozon Rachel për martesë dhe i thotë se është i gatshëm të lëjë gjithçka mbrapa vetëm e vetëm që të jenë bashkë, por ajo e refuzon për shkak të fjalëve të nënës së tij.

Rachel më pas vendosë të takohet me atë, për t’i treguar se refuzoi propozimin e Nickut dhe se tani është i lirë të gjejë dike në pozitën e tij shoqërore.

Pas gjithë kësaj historie Rachel bëhet gati të iki, por Nick pas një bisede që pati me nënën e tij e ndalon dhe i kërkon sërish të martohen.

A do të pranojë Rachel kësaj here?

“First 50 dates” gjithçka nis me një shikim mes Henryt dhe Lucyt, të cilët pëlqejnë njeri tjetrin dhe kalojnë një ditë plot aktivitetet dhe të paharrueshme me njeri tjetrin.

Problemi i vetëm është se...

Lucy një vit më parë është përfshirë në një aksident që e bëri të humbasë kujtesën e saj afatshkurtër.

Megjithatë kjo nuk e stepi, Henryn pavarësisht se Lucy e harronte shumë shpejtë, ai çdo ditë zgjohej dhe mundohej ta bënte atë për vete.

Henry vendosë të përdorë një strategji të re me Lucyn në mënyrë që t’i kujtojë çdo ditë jetën e saj, përmes videove të miqve të saj.

Strategjia funksionon dhe Lucy ne Henrin kalojnë një kohë shumë të bukur së bashku!

Sidoqoftë, kur Lucy zbulon se Henry ka vendosur të anulojë një kërkim studimor për të qëndruar pranë saj, ajo mendon se me e mira është të ndahen. Kështu edhe ndodh....

Disa javë përpara se ai të largohet, takon një shokë i cili i jep një CD që i kujton Lucyn!

A do të shkojë ai të Lucy, apo do të ndjekë ëndrrën e kërkimit shkencor? SI mendoni?

Merr ushqimin tende të preferuar një pije freskuese dhe zgjidh një prej filmave të mësipërm! Nuk do të zhgënjehesh!

J.GJ./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë