Kryeministri Edi Rama ka theksuar sërish pretendimet për përfshirjen e forcave jodashamirëse ndaj Shqipërisë në protestat që po zhvillohen në Tiranë prej 37 ditësh.
Në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka publikuar disa komente negative dhe fyese të bëra në postimet e tij, nga llogari me emra fiktivë dhe të sapohapura.
Sipas shefit të ekzekutivit, rrethana të tilla vërtetojnë manipulimin digjital të protestuesve të Tiranës nga Irani, dhe paralajmëron fakte të reja për këtë pretendim.
“Çorba e sorrave, korbave dhe kuzhinierëve nga Lindja ku prodhohet shumica e helmit të urrejtjes digjitale (së shpejti edhe provat)”,- shkruan Rama.
Komente










