Komentet raciste për marrëveshjen me Italinë, ish-ministrja: Të diskutohet publikisht për emigrantët

Ish-ministrja për Shtetin dhe Inovacionin, Milena Harito është e mendimit se duhet të hapet debati në lidhje me emigracionin hyrës në Shqipëri.

Në një intervistë për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv Harito, duke folur për marrëveshjen për emigrantët mes Shqipërisë dhe Italisë, Harito nënvizoi se Shqipëria krahasuar me shumë vende, mund të jetë shumë atraktive.

‘Pakti i parë është mes Italisë dhe Shqipërisë, ku bëhet ndërmjet një kuadri ligjor Italian. Nga ana tjetër duhet hapur debate për emigracionin hyrës në Shqipëri. Kemi të huaj, me pakicë. Një pjesë e tyre bien pre e trafikantëve. Të kemi zhvillim ekonomik të qëndrueshëm duhet të shtrojmë çështjen e një emigracioni. Të mos harrojmë se krahasuar me shumë vende të tjera Shqipëria është shumë mirë dhe mund të jetë atraktive për një pjesë të emigrantëve.’- u shpreh Harito.

Duke u ndalur tek komentet raciste në lidhje me marrëveshjen, Harito tha se Shqipëria tashmë duhet të diskutojë publikisht.

‘Memet janë raciste. Është e kuptueshme për një vend ku emigracioni hyrës është shumë i vogël. Jemi një vend etnikisht homogjen. Jemi mësuar me fe të ndryshme, por jo me raca të ndryshme. Kjo është një gjë që vjen gradualisht. Duke qenë se emigracioni do të vij duke u shtruar rrotull Mesdheut dhe duke qenë se Shqipëria është në këtë zonë, më duket një gjë e mirë që debate të hapet dhe të diskutohet. Shqipëria ka të drejtë të vendosë kuota për të marrë emigrant. Është më mirë ta bësh këtë gjë me politika të përshtatshme dhe duhet diskutuar publikisht.’- tha Harito.

Marrëveshja me Italinë për emigrantët  që parashikon ngritjen e dy qendrave të pritjes një në portin e Shëngjinit dhe tjetra në Gjadër ka ngjallur debate si në Itali ashtu dhe në Shqipëri, ndonëse si Rama ashtu dhe Meloni e kanë mbrojtur atë duke u shprehur se marrëveshja është në përputhje me konventat ndërkombëtare.

Sipas marrëveshjes në portin e Shëngjinit do të shërbejë si pikë e parë kontakti për grumbullimin e të dhënave. Më pas migrantët do të transferohen në qendrën e pritjes në Gjadër ku do të nisin procedurat ndaj kërkesave për azil do të duhet të përmbyllen brenda 28 ditëve. Të gjitha shpenzimet do të merren përsipër nga pala italianë. Ndërkohë numri maksimal i emigrantëve që do pranohen në një muaj është 3000. 

Pro marrëveshjes ka dalë edhe kancelari gjerman Olaf Scholz i cili thotë se Shqipëria shpejt do të jetë anëtare e BE, e për këtë arsye vendet e unionit mund të bashkëpunojnë edhe me të, për të luftuar migracionin e parregullt.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet në Gjermani boksieri Florian Marku

Arrestohet në Gjermani boksieri Florian Marku