Komentuesi i kujton Ramës që Gjykata Kushtetuese nuk e shkarkoi Metën, ja si përgjigjet kryeministri

Komentuesi i kujton Ramës që Gjykata Kushtetuese nuk e shkarkoi Metën, ja si përgjigjet kryeministri

Edi Rama dhe Ilir Meta

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka replikuar me komentuesit në rrjetin e tij social Facebook. Komentuesi i ka kujtuar Ramës që Gjykata Kushtetuese nuk e shkarkoi presidentin Ilir Meta, ndërsa shkruan se Gjykata e shpalli vendimin në një kohë që kryeministri Edi Rama iku në Amerikë. Kjo sipas komentuesit është një lojë e Ramës për t'i thënë SHBA-ve që nuk është faji i tij, ndërsa thotë se Rama, Meta, Basha e Berisha i kanë ndarë 'detyrat' sëbashku.

Por, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të mos japë asnjë koment për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të mos shkarkuar Ilir Metën.

Komentuesi: Ja fute Amerikës o trim. Sa ike në Amerikë Gjykata Kushtetuese e shpalli vendimin si për t'i thënë Amerikanëve që nuk është faji im. GJK nga 7 anëtarë, 6 votuan pro, 1 ishte kundra ne naivi që mendoi se reforma në drejtësi po ecën. Ja fute popullit ja fute Amerikës ja fute të gjithëve. I keni ndarë detyrat Meta vjedh, Sala vret, Basha bën sikur bërtet kape hajdutin, dhe ti o trim bën sikur i dënon e bën si i dashuruar me Amerikanët. Bën gjoja sikur jeni dashuruar me reformën në drejtësi dhe fut në burg kokrrat e vogla….Dhe filmi vazhdon. Katërshja bëhet dhe më e pasur, vidh, vrit, bërtit dhe mbro me reformë tre të parët.

Rama: Sharjet, përqeshjet, përgojimet nuk janë argumente, ndërkohë që unë nuk di të bëj gjoja, s’kam ditur kurrë të bëj gjoja me punën time, sepse puna është pasioni im dhe pasion me gjoja nuk ka! Sa për vjedhjet e vrasjet me siguri ke ngatërruar adresë, po kur njeriu nuk e ka mendjen të debatojë, po të denigrojë, e ngatërron edhe adresën njësoj si i dehuri që humbet rrugën.

Unë që ta dish ti dhe kushdo flet me këtë gjuhë, nuk jetoj as për të vjedhur as me të vjedhur, sepse kam shume respekt për emrin që më kanë lënë të paret e mi dhe do t’u lë fëmijëve te mi! Arsyeja pse po të përgjigjem është se unë besoj që çdo komunikimi i duhet dhënë një shans dhe nuk ka arsye për të mos e bërë me njerëzit e zakonshëm që hyjnë e komentojnë këtu, edhe kur e tejkalojnë kufirin etik! Mbase kjo ndihmon, mbase jo, po nga ana ime besoj se në vend se të harxhohen gërma e fjali shqip për të sharë e për të përqeshur, mund të përdoren për të dëgjuar njëri-tjetrin me njërzillëk.

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mos shkarkimin e Presidentit Meta, ka pasur reagime të vakta nga palët politike. Nga mazhoranca deputetët Balla e Spiropali kanë evidentuar faktin se Kushtetuesja ka deklaruar se Presidenti e ka shkelur Kushtetutën por butë e jo rëndë. Sipas Ballës nuk ka shqiptar që nuk mendon se Meta duhej shkarkuar dhe se asgjë nuk e zhbën figurën qesharake të tij në këtë detyrë.

Gjykata Kushtetuesi njoftoi dje vendimin e marrë për Presidentin Meta duke dalë në pëfundimin se Meta nuk ka kryer “shkelje të rënda të Kushtetutës”. Pro shkarkimit të Metës votoi vetëm gjyqtari Altin Binaj, ndërsa 6 gjyqtarët e tjerë, Vitore Tusha, Elsa Toska, Marsida Xhaferllari, Fiona Papajorgji, Përparim Kalo dhe Sonila Bejtja, votuan kundër propozimit të Kuvendit.

Kujtojmë se një prej arsyeve se pse Kuvendi i Shqipërisë kërkoi shkarkimin e Presidentit Ilir Meta ishte edhe një përplasje e këtij të fundit me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara në vendin tonë, Yuri Kim. Mazhoranca e konsideroi se cenim të marrëdhënieve me partnerët strategjik këtë veprim të Metës, gjë e cila siç duket nga Gjykata Kushtetuese është konsideruar jo shkele të rëndë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Elsa: 17/02/2022 16:38

    Interesant fakti qe Rama thote se pasioni i tij eshte puna. Mire do ishte te skjaronte se cfare kupton dhe vepron kur flet per "pune"??? Dicka do kete ndodhur ose me ndonje shuplake nga larg ose keshillim i brendshem se KM yne sikur po i zgjedh tanime fjalet ne publik dhe nuk po e zbraz koloritin e folkrlorit te tij te dashur qe tashme ne e shofim dhe degjojme vetem nga binjaku Gjergj Luca.

    Përgjigju
    • Nari: 17/02/2022 17:55

      Nuk qeke gje tjeter vecse una stupida!

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja