PRISHTINË, 9 Mars/ATSH/.- Komisioneri për Migrim, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë në Komisionin Europian, Dimitris Avramopoulos, do të vizitojë nesër Kosovën.
Gjatë vizitës së tij, komisioneri Avramopoulos do të takohet me krerët e lartë të shtetit të Kosovës, Presidenten Jahjaga, Kryeministrin Isa Mustafa, Ministrin për Integrime Evropiane Bekim Çollaku dhe Ministrin e Brendshëm, Skënder Hyseni. Ai do të ketë një prononcim për media së bashku me ministrat Hyseni dhe Çollaku të martën./KosovoaPress/k.s/










