Komisioneri publik kërkon shkarkimin/ Kryegjyqtari i Gjirokastrës: Nuk e kujtoj se kush i ka dhuruar para vajzës, babai shiti lopët dhe bleu apartament

Komisioneri publik kërkon shkarkimin/ Kryegjyqtari i Gjirokastrës: Nuk e kujtoj se kush i ka dhuruar para vajzës, babai shiti lopët dhe bleu apartament

Në 28 janar të këtij viti, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të konfirmonte në detyrë kryetarin e Gjykatës së Apelit në Gjirokastër, Dritan Banushi. Dy ditë më parë, Komisioneri Publik Darjel Sina i kërkoi Kolegjit të Posaçëm të Apelimit të rrëzonte këtë vendim si dhe të shkarkojë nga detyra kryegjyqtarin Banushi. Në ankimimin e Komisionerit, i zbardhur nga Shqiptarja.com, thuhet se Banushi ka bërë deklarim të pasaktë të pasurisë si dhe nuk justifikon një pjesë të pasurisë me të ardhura të ligjshme. Përpos të tjerave, në ankimim thuhet se në vitin 2014, vajza e gjyqtarit ka deklaruar 3.500 euro dhe 100.000 lekë, si shuma të dhuruara për fillimin e shkollës së lartë.

I pyetur nga KPK për këto shuma, Banushi ka sqaruar "...Për shkak të shtrirjes në kohë të procesit të akumulimit, kohës që ka kaluar, si dhe numrit të madh të personave dhurues, nuk jam në gjendje të kujtoj dhe përcaktoj saktë të gjithë personat konkretë dhe as të individualizoj shumat e rastet konkrete për secilin person… Përsa i përket deklarimit të burimit të të adhurave përshkrimi i vajzës nuk është formuluar saktë, duke deklaruar që shumat 3.500 euro dhe 100.000 lekë, janë produkt i dhuratave monetare bërë vajzës për evente të ndryshme....". Ndërkaq, Kmisioneri Publik konstaton që ka mospërputhje në deklarimin e bërë nga vajza e me shpjegimet e Banushit dhënë gjatë hetimit administrativ. Ndryshe nga KPK, thotë se shpjegimet e kryegjyqtarit janë të një niveli deklarativ dhe se këto të ardhura të deklaruara nuk duhen llogaritur si të ligjshme.

Në vitin 2003, Banushi ka deklaruar se babai i tij ka blerë një apartament në Gjirokastër 'karabina', me sipërfaqe 85 m2 dhe me vlerë 800 mijë lekë. Kur është pyetur se nga i ka marrë babai paratë, kryegjyqtari ka pohuar se “...si burim kanë shërbyer të adhurat nga shitja e 90 krerëve të bagëtive të imëta dhe 3 lopëve, si dhe të ardhurat nga bletaria dhe vreshtaria”. KPK ka bërë një hetim, duke krijuar dyshime se ky apartament është blerë i përfunduar dhe jo në gjendje karabina, vlera e shitjes së tij në kontratën e shitblerjes nuk përfaqëson vlerën reale të blerjes dhe se babai i gjyqtarit nuk justifikon me burime financiare të ligjshme blerjen e kësaj pasurie në vitin 2003.

Për rrjedhojë KPK i ka kaluar barrën e provës Banushit. Ky i fundit ka dhënë shpjegime të tjera, duke pohuar se 'çdo provë shkresore e nxjerrë nga autoritetet shtetërore kompetente, nuk duhet marrë në konsideratë dhe nuk duhet të krijojë asnjë lloj dyshimi për të kundërtën, përsa kohë që bie ndesh me realitetin faktik të gjendjes karabina të këtij apartamenti në momentin e blerjes nga babai im. Në këtë kuptim, aktit të kolaudimit nuk mund t’i jepet asnjë vlerë provuese në drejtim të vërtetimit të faktit që ky apartament ka qenë ipërfunduar, pasi edhe sot, pavarësisht se ka kaluar një kohë shumë e gjatë prej 16 vjetësh, blerësi, banor i të njëjtit kat, përballë hyrjes së babait tim, e ka apartamentin e blerë prej tij në gjendje karabina'. Pas shpjegimeve, KPK ka hequr dyshimet, duke konluduar se 'babai i tij e ka blerë apartamentin në gjendje karabina dhe ka kryer punimet për përfundimin e tij, të cilat, sipas deklarimeve të subjektit shkojnë në total në vlerën 1.900.000 lekë. Fakti se z. *.* e ka blerë objektin dhe më tej ka vazhduar me ndërtimin dhe përfundimin e tij dhe se të ardhurat e përdorura e kanë burimin nga një gjendje cash kursimesh të tij nga shitja e aktivitetit blegtoral, si dhe fakti se edhe fqinjë të tjerë e kanë blerë shtëpinë në të njëjtat kushte dhe me çmime të ngjashme, krijon bindjen se deklarimet e subjektit janë të vërteta dhe pasqyrojnë gjendjen reale'.

Por, ndryshe mendon Komisioneri Publik, sipas të cilit konkluzioni i KPK nuk qëndron, pasi nuk bazohet në një vlerësim të drejtë të të gjitha fakteve dhe rrethanave të dala nga aktet e administruara në dosje. Komisioneri Publik, ndryshe nga sa ka vlerësuar Komisioni, konstaton se kryegjyqtari ka përllogaritur vetë shumën e të ardhurave të sigurura nga aktiviteti bujqësor dhe blegtorial i prindërve të tij, për periudhën 1993-2003, mbështetur në deklarata me shkrim dore, të disa shtetasve, pa datë. Sipas Komisionerit, këto deklarata nuk mund të kosiderohen si dokument justifikues.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qalliu: 15/03/2020 01:41

    O JU TE VETINGUT PSE E HARXHONI KOHEN KOT ME KETA PLEHRA,,SHKARKONI NGA 100 VETA PERNJEHERESH,,,TE GJITHE PER TU HEQUR JANE.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj