Administrata në sulmet ndaj KZAZ-ve/ Komisioneri -bashkive: Shkelësit e ligjit do përballen me pasojat /SHKRESA

Administrata në sulmet ndaj KZAZ-ve/ Komisioneri -bashkive: Shkelësit e ligjit do përballen me pasojat /SHKRESA

Përfshirja në sulme të dhunshme kundër procesit zgjedhor, siç është mësyrja në KZAZ-të e disa qyteteve që drejtohen nga bashki të PD-së dhe LSI-së, ka bërë që Komisioneri për Mbikëqyrjen e Nëpunësit Civil t'i drejtohet bashkive me një kërkesë. Ky institucion kërkon informacion lidhur me zbatimit e ligjit të nëpunësit civil, ku i kërkon bashkive të evidentojë nëpunësit që janë përfshirë në akte të ndryshme gjatë periudhës zgjedhore. Në shkelje të këtij ligji, atëherë  Komisioneri për Mbikëqyrjen e Nëpunësit Civi paralajmëron lirimin nga puna.

Në mbledhjen e fundit të Taks-Forcës ku komisioneri mori pjesë si i ftuar janë konstatuar disa raste ku punonjës pranë bashkive kanë marrë pjesë në akte të dhunshme të cilat janë zhvilluar në disa KZAZ në vend. Në rast se këto shkelje konfirmohen, komisioneri paralajmëron se do të merren masa të parashikuara nga ligji.

"Në kuadër të mbikëqyrjes së ligjshmërisë në administrimin e shërbimit civil gjatëprocesit zgjedhor, Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil ka ndjekur në vijimësi zhvillimet në lidhje me emërimet e reja, largimet/lirimet nga shërbimi civil dhe sjelljen e nëpunësve civilë gjatë fushatës zgjedhore, si nëpërmjet raportimit të grupeve të monitorimit të ngritura pranë institucioneve që përfshihen në fushën e veprimit të ligjitnr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, ashtu dhe nga ngjarjet e reflektuara në media apo nga informacione të ndryshme të ardhura pranë Komisionerit.

Në mbledhjen e fundit të Task Forcës, ku Komisioneri merr pjesë si i ftuar, nga anëtarët e këtij grupi janë ngritur shqetësime për përfshirjen e disa punonjësve të njësive tëqeverisjes vendore, në veprime që vijnë nëkundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës, si pjesëmarrje në grumbullime të paligjshme pranë vendeve ku janë kryer veprime të dhunshme, ndaj zyrave të KZAZ-ve, duke i dëmtuarato apo duke shpërdoruar materialet zgjedhore që ruhen në ambientet e tyre.

Nisur nga këto rrethana, sjellim edhe njëherë në vëmendjen tuaj rekomandimet që ka dhënë Komisioneri në fillim të fushatës zgjedhore, të cilat kanë të bëjnë me zbatimin e ligjit nr.152/2013,“Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, e në veçanti me respektimin/kufizimin e të drejtave me karakter politik të nëpunësit civil, gjatë procesit zgjedhor (neni 37 i ligjit),të cilat garantojnë parimet e përgjithshme të shërbimit civil, të tilla si: neutraliteti, paanshmëria dhe integriteti i tyre gjatë kryerjes së detyrës.

Qëllimi i kësaj dispozite, e cila rregullon në mënyrë të hollësishme sjelljen e nëpunësve civilë gjatë periudhës zgjedhore, është të disiplinojë nëpunësit civilë që të ushtrojnë vetëkontroll për sa i përket manifestimit në publik të pikëpamjeve politike dhe besnikërisë në një forcë politike në jetën private, çka do të thotë që, ata nuk mund të manifestojnë me pankarta në duar, apo të jenë protagonistë në foltoret e subjekteve politike që zhvillojnë fushatën zgjedhore.

Mosrespektimi i dispozitës së mësipërme konsiderohet shkelje e disiplinës në punë dhe në kuptim e zbatim të ligjit, ndaj rasteve të tilla duhet të mbahet qëndrim sipas parashikimeve të ligjit për procedimin disiplinor.

Komisioneri kërkon nga grupet e monitorimit që të ndjekin situatën në kohë reale dhe të verifikojnë nëse personat e përfshirë në veprime të dhunshme janë nëpunës civil; nëse konstatohen të tillë, të fillojnëmenjëherëprocedurat disipilinore sipas parashikimeve të ligjit.        

Në kuadër të bashkëpunimit për realizimin e procesit të mbikëqyrjes së zbatimit të ligjit për nëpunësin civil, gjatë fushatës zgjedhore, si dhe në bazë të pikës 3, të nenit 14, të ligjit nr.152/2013, brenda datës 24.06.2019, të dërgohet pranë Komisionerit  informacion në lidhje me sa më sipër. Për çdo veprim që do të ndërmerret nga grupet e monitorimit, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, Komisionet Disiplinore, si dhe nga cdo subjekt i ngarkuar nga ligji për administrimin e shërbimit civil të dërgohet në vijimësi informacion pranë Komisionerit.

Veç kësaj, Komisioneri kërkon nga Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore pranë institucioneve tërikujtojnë edhe njëherëçdo nëpunës civil për të drejtat dhe kufizimet që i njeh ligji gjatë fushatës zgjedhore,si dhe tëkujdesen që të mos lejojnë shkelje të ligjit nga ana e tyre.

Duke vlerësuar ecurinë e mirë të këtij procesi, të cilin po e realizojmë së bashku, Komisioneriështë gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar institucionin tuaj dhe ju inkurajon që të informoni në kohë reale për çdo shkelje të ligjit që ju konstatoni gjatë kësaj periudhe zgjedhore", mbyllet kërkesa e Komisionerit.

Komisioneri për mbikqyrjen e shërbimit civil

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda