TIRANE, 29 Mars /ATSH/- Komisionet e Kuvendit diskutojnë të hënën disa projektligje të rëndësishme ekonomike, të cilat do t'i hapin rrugë miratimit të marrëveshjeve financiare për investime në sektorë të ndryshëm ekonomiko-social të vendit.
Sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare te Kuvendit të Shqipërisë, Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut do të ketë në rend të ditës diskutimin e Projektligjit "Për ratifikimin e marrëveshjes kuadër, ndërmjet RSH, përfaqesuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqiperisë dhe Komisionit Evropian, për rregullat e zbatimit të asistencës financiare të BE-së për Shqipërine në kuadër të instrumentit për asistencën e paraanëtarësimit (IPAII). Komisioni për Ekonominë dhe Financat, Projektligjin "Për një ndryshim në ligjin nr.8449, datë 27.1.1999, "Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë" të ndryshuar dhe Projektligjin "Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit dhe projektit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, "Marrësi", të përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Fondit Shqiptar për Zhvillim, "Agjencia zbatuese e projektit", dhe KFË Frankfurt AM MAIN, "KFË", për fondet IPA të Bashkimit Europian për furnizimin me ujë të zonave rurale III". Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregëtinë dhe Mjedisin do të shqyrtojë Projektligjin "Për shërbimin postar të Republikës së Shqipërisë".
Ndërsa Komisioni për Sigurinë Kombëtare ka në rend të ditës shqyrtimin dhe miratimin e projektligjit "Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Rumanisë, për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar".
Sipas njoftimit të zyrës së shtypit të Kuvendit, Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik do të diskutojë të hënën projektrezolutën për vlerësimin e veprimtarisë vjetore të RTSH-së për vitin 2014. Ndërsa Komisionet e Punën Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë dhe ai i Çështjeve Ligjore, Administratës Publike dhe të Drejtatve të Njeriut, do të diskutojne, krahas projektligjive ekonomike edhe Projektligjin "Për hapjen e dosjeve të sigurimit të shtetit dhe proçesin e lustracionit". (iniciativë e znj. Mesila Doda dhe z. Shpetim Idrizi).e,xh/f.n/












