PD ndryshon qëndrim, do marrë pjesë në komisionin e Xhafës! Baçi e konfirmon në ‘Repolitix’: S’mund t’i bojkotojmë, e mbështesin dhe ndërkombëtarët

Pas disa mbledhjeve bojkotim, Partia Demokartike ka ndryshuar qendrim dhe thotë se do të marrë pjesë në Komsionin Antikorrupsion, i cili drejtohet nga Fatmir Xhafaj. Lajmin e bëri me dije deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv. Për gazetarin Denis Minga, Baçi tha se ai është një komision i cili ka edhe mbështetjen e ndërkombëtarëve.

‘Kur ngrihen komisione në parlament dhe kur janë të mbështetura nga ndërkombëtarët ne nuk mund ti bojkotojmë dhe të lëmë PS të bëj si pas qejfit. Opozita për këtë punë është, nëse i bie me këtë logjike po në Kuvend pse të shkojmë ne! Nuk është një marrëveshje por detyrë që ne kemi për ta bërë si deputet në parlament. Në shkojmë dhe në komisione të përhershme parlamentare ne nuk kemi shumicë votash pro në marrim pjesë.

Do të marrim pjesë në komision. Ne ishim ata që kemi kërkuar që ky komision çfarë atributesh do të ketë, çfarë do të reformojë. Pasi është diskutuar në struktura dhe me specialistë mund të ketë një vendimmarrje për të marrë pjesë në komision për të mos lënë mazhorancën që të bëjë çfarë të dojë.’- tha Baçi.

Deri tani Komisioni është mbledhur pa praninë e opozitës.

Komisioni ka 11 anëtarë, 6 nga mazhoranca dhe 5 nga opozita. Anëtarët e këtij komisioni janë kryetarët dhe zv.kryetarët e 4 komisioneve të përhershme parlamentare dhe ata të Këshillit të Integrimit Evropian.

Objekti i komisionit, sipas projekt-vendimit do të jetë skanimi dhe reformimi i luftës ndaj korrupsionit dhe sundimi i ligjit në funksion të integrimit evropian të vendit. Po ashtu, synimi është që Kuvendi të rrisë rolin e tij mbikëqyrës dhe llogarikërkues ndaj qeverisë, institucioneve të pavarura dhe agjencive ekzekutive ligjzbatuese.

I. Përbërja e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 
1. Fatmir Xhafaj kryetar (PS)
2. Klotida Bushka anëtare (PS)
3. Eduard Shalsi anëtar (PS)
4. Etilda Gjonaj anëtare (PS)
5. Evis Kushi anëtare (PS)
6. Toni Gogu anëtar (PS)
7. Jorida Tabaku anëtare (PD)
8. Dhurata Tyli anëtare (PD)
9. Sorina Kote anëtare (PD)
10. Flutura Açka anëtare (PD)
11. anëtar (PD)
1. Milva Ekonomi anëtare zëvendësues (PS)
2. Erion Braçe anëtar zëvendësues (PS)
3. anëtar zëvendësues (PD)
4. anëtar zëvendësues (PD)

M.Q./A.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD persërit kërkesën për qeveri teknike përpara zgjedhjeve,si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Caktimi i drejtuesve politik të PD-së në qarqe zhgënjen demokratët në Lezhë! Ish-kreu i PD: Rithemelimi u transformua në farse

Caktimi i drejtuesve politik të PD-së në qarqe zhgënjen demokratët në Lezhë! Ish-kreu i PD: Rithemelimi u transformua në farse