Komisioni hetimor i Shëndetësisë merr në skaner 'sterilizimin'! Dëshmon ish drejtori i QSUT-së! Enkel Joti: S' mbaj mend! Vokshi ia lexon shkresat ku raportonte shqetësimet

Komisioni hetimor i Shëndetësisë merr në skaner 'sterilizimin'! Dëshmon ish drejtori i QSUT-së! Enkel Joti: S' mbaj mend! Vokshi ia lexon shkresat ku raportonte shqetësimet

Enkelejd Joti

Ka zgjatur tre orë seanca dëgjimore me Enkelejd Jotin në Komisionin Hetimor të Kuvendit për Shërbimin Publik të Sterilizimit dhe Shërbimit Publik të Check-Up në Shëndetësi.  Joti, i cili ka mbajtur postin e drejtorit të QSUT, mars 2017 – 2021 është thirrur për të dëshmuar në lidhje me koncesionin e sterilizimit me kompaninë "Sani Service". 

Bëhet fjalë për kontratën u firmos në dhjetor 2015 mes ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja dhe kompanisë koncesionare SaniService –pronari kryesor me 40 për qind të aksioneve, Ilir Rrapaj, 

Për disa pyetje ish drejtori i QSUT- së tha se 'nuk mbante mend'.

Ndërkohë kryetarja e komisionit, deputetja e PD-së, Albana Vokshi insiston se vetë Joti gjatë kohës që ka qenë drejtor e ka shprehur shqetësimin herë pas herë në ministrinë e Shëndetësisë dhe tek koncesionari. Madje lexoi dhe disa shkresa dhe ankesa të shefave të reparteve ku shprehin shqetësimin për problematikat e shërbimit.

Për këtë Vokshi lexoi një shkresë të Edvin Priftit, në atë kohë shefi I kardiokirurgjisë. Shkresa mban datën 29/7/2019

“I nderuar zoti Joti materialet e mjekimit në repartin e kardiokirurgisë vazhdojnë të sterilizohen në aerosteril. Kërkoj lidhjen me kardio kirurgjinë, ku akoma skishte filluar shërbimi"

Joti hoqi përgjegjësinë nga koncesionari por e vlerësoi si një shërbim të duhur për QSUT-në 

Ne inkurajonim mjekët që për arsye të caktuara nuk kanë parashikuar dhe një mjet të posacme, ata ta kërkonim dhe ne ta raportonim tek koncesioni për tia shërbyer më mirë pacientëve. Ia kemi raportuar që koncesionari të jetë më i përgjegjshëm, por kjo nuk do të thotë se nuk ka kryer funksionet e veta dhe nuk ka funksionuar koncesioni. Unë mund të them. Në dijeninë time koncesionari ka qenë gjë e mirë që është bërë për QSUT-në. Nuk e di nga ana financiare por nga impakti që kam marrë nga stafi. Normale që kishte problematika, do të ishte anormale nëse nuk kishte. Ata nuk janë robotë. Problem do të ishte nëse nuk do i kisha adresuar. Nuk di cili shërbim i kardiokirurgjisë nuk është future në koncesion dhe për cfarë arsye. Koncesionin nuk e lidhi QSUT por u lidh më përpara nga ministria dhe iu dërgua QSUT-së e të gjithë spitaleve të tjera për ta zbatuar. Për të monitoruar këto problematika e adresuar' tha Joti.   

Ndërkohë Vokshi vuri në dukje se në fund të 2019 ky shërbim ka pasur problematika e nuk kishte filluar në të gjitha shërbimet e QSUT-së. Referuar kjo dhe shkresave të shefave të shërbimeve që i dërgonin në adresë të drejtorit të QSUT-së Joti, ku kërkonin të ndërhyhej për ti zgjidhur. 

Bazuar në kontratë, brenda 180 ditëve në të gjithë QSUT-në do të niste shërbimi, por në fund të 2019 shërbimi nuk ka filluar kudo ‘dhe paska pasur shumë problematika. Për aq kohë sa ju jeni adresuar në mënyrë të përsëritur. Si mund të konsiderohet një implementim i mirë kur është shkelur kontrata. Si menaxher i QSUT duhet t’ju interesojë se nuk hapet një set por disa sete dhe sapo më shkruajnë që këto sete që hapen janë në klinika private. Hapet një set, pjesa tjetër I marrin I përdorin. Më shkruajnë mjekë e infermierë por këtë problematikë do e adresojmë ku duhet. Kontrata e ka se setet janë sipas diagnozës. Ju thoni nuk ka problem që janë hapur 5 sete, e janë përdorur sete me kompleksitet të lartë që nuk përkojnë me diagnozën. Pra në vend që shteti të paguajë sete me kompleksitet të ulët paguajnë me kompleksitet të lartë që është dyfishi. Vetëm për 1 instrument, është hapur një set tjetër me kompleksitet të lartë që nuk përkon me diagnozën. Shefi i shërbimit  ” tha Albana Vokshi

Albana Vokshi lexon shkresat:

Shkresa 1 - mars 2019 e Enkelejd Jotit drejtuar ministrisë

Kam një shkresë tuajën të marsit të 2019 ku i drejtoheni Ministrisë së Shëndetësisë, sektorit të koncensioneve dhe thoni kërkojmë vlerësimin tuaj për plotësimin e seteve kirurgjikale me instrumente kirurgjikale për ofrimin e seteve sterile për manipulimin invaziv bazuar në kërkesat e shërbimeve kirurgjikale bashkalidhur. Bashkëngjitur ka një shkresë e datës 4 mars i drejtohet Danjela Nikës e cila është dërguar nga Dritan Alushani që kërkon nga koncensionari nëpërmjet jush që më pas tia kërkoni ministrisë.  Thuhet se vëmë re në setet tona të kirurgjikë pediatrike mungojnë sete të cilat janë të përshtatshme për moshat e adoleshencës, për fëmijët obezë mbi 40 kilogramë.

Shkresa 2:

Më tej kemi kërkesën nga poli i administrimit në spitalin francez, dhe kërkojnë që në ndërhyrjet kirurgjikale setet të plotësohen me pincë, të shtohen setet, dhe janë me radhë, kjo është okulistikën pastaj ke për otolaringologjikinë dhe ke një sërë setesh që kërkohet nga të gjitha repartet.

Shkresa 3:

Kemi një kërkesë nga shërbimi anestezi reanimacion, dhe kërkohet sete sterile, manipulimi invaziv anestezi dhe kirurgji. Dhe thuhet ne kërkojmë që të na furnizoni me sete sterile nga firma e sterilizimit si më poshtë  komplete iniforme sterile një përdorimëshe 5 deri 10 në ditë sipas manipulimeve ditore, komplete sterile kompresa një përdorimësh 5 deri në 10 copë në ditë sipas rasteve, maska faciale 100 copë, sterilizim të materialit të mjekimit nga qendra e sterilizimit, pra nga firma.

Shkresa 4:

Në një shkresë tjetër, thuhet se ka mangësi dhe defekte të instrumetave kirurgjikale, në setet dento alveorale ka mungesa të instrumenteve që janë të domosdoshme gërshërë për prerje, pinca, çekiç. U hapën dy sete thotë seti i dytë u hap për anomali dentoskeletike. Në anomali dentomaksilare u hapën dy sete dhe një nga setet u hap për arsye të pincës anatomike dhe një tjetër set i hap për arsye të darve të heqjes së dhëmbit. Dhe është hapur seti i dytë vetëm për një instrument. Sinozit andontogjen u hapën dy sete, trauma senomaksilare dhe dento albeolare dhe u hap për arsye të darve, të një set tjetër mungojnë pincat. Të gjitha këto janë problematika të përsëritura që na detyrojnë që të hapim gjatë punës më shumë se një set. Madje në disa shkresa thuhet se kirurgia ka insistuar që të hapen setet sepse nuk kanë dashur që ti hapen setet. Pra, ajo ka insistuar që të hapen setet për një instrument. Janë hapur sete të kompleksitetit të lartë për një instrument që duhej.

Shkresa 5:

Kam një shkresë nga Edvin Prifti, data 29. 7 2019. I nderuar zoti Joti, materialet e mjekimit në pavionin e kardiokirurgjisë deri më sot 29 7 2029 vazhdojnë që të sterilizohen në aerosteril. Kërkojë lidhjen e kontratës me 'Sani Service" për sterilizimin e veglave të dhomës së mjekimit në kardiokirurgji.

Joti: Në kohën time nuk ka pasur autoklava
Ndër të tjera Joti sqaroi se investimi ishte bërë një vit para se ai të merrte detyrën dhe se gjatë kohës së tij funksiononte në rregull gjithçka.

Albana Vokshi: Ku përcaktohej që QSUT duhej të jepej falas pa qira 700 metra katror si dhe vënia e centralit në dispozcion, tëcilat u evidentuan në raportin e KLSH? 

KLSh ia ka lënë detyrë drejtorit që të raportojë këtë tek ministria. 

“QSUT e ka kryer këtë rekomandim” tha Joti

Albana Vokshi: 27 autoklava që deri në momentin kur nisi koncesionari kryenin procesin, në kohën që keni qenë drejtor a kanë funksionuar këto autoklava? Cfarë ndodhi me to?

Enkelejd Joti: Këto autoklava kanë qenë pjesë e marrëveshjes me ministrinë si do të veprohej me to. Drejtuesit kanë folur me ministrinë për ti shpërndarë këto autoklava ku kishte nevojë. Në periudhën time nuk ka pasur autoklava. Nuk mbaj mend që janë vënë në përdorim.

Ilir Rrapaj u arrestua më 17 gusht me akuzën e “mashtrimit me pasoja të rënda”, së bashku me ish-zv.ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, i akuzuar për shpërdorim detyre dhe falsifim të dokumenteve. Hetime po zhvillohen gjithashtu për rolin e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja dhe ish-ministrit të Financave, Shkëlqim Cani në dhënien e koncesionit të sterilizimit.

Lajmi ne perditesim.... 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ana: 09/09/2024 16:20

    Enekelejda, kryehajdut i çertifikuar me pamje të pafajshmi, me bekimin e një shoku të ngushtë, që nuk e dinte që ky vidhte .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rama e deputetët e vjetër të PS në lista të hapura, është vendimi i duhur?



×

Lajmi i fundit

Nisja e vitit të ri shkolllor, Muzhaqi dhe Mazniku në Përrenjas, urojnë nxënësit dhe mësuesit  

Nisja e vitit të ri shkolllor, Muzhaqi dhe Mazniku në Përrenjas, urojnë nxënësit dhe mësuesit