'Ekonomia'/ Opozita bojkot, raporton Ahmetaj: Buxheti pësoi goditje, vit rekord për turizmin dhe investimet e huaja

TIRANË- Ka nisur pa opozitën mbledhja e parë për këtë sesion parlamentar në Komisionin e Ekonomisë. Opozita siç njoftoi dje nga Shkodra ka vendosur të bojkotojë mbledhjet e Komisioneve gjatë kësaj jave.

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, ka raportuar para këtij komisioni ku ka folur për të dhënat e ekonomisë,të ardhurat në buxhetin e Shtetit, investimet e huaja, punësimi dhe turizmi. Në rendin e ditës së kësaj mbledhjeje është miratimi i aktit normativ për buxhetin e 2018-ës.

Ahmetaj tha se ka një rritje të investimeve të huaja në nivel rekord. Ministri theksoi se ka rritje të konsumit, punësimit që ka arritur në 690 mijë të punësuar në rang vendi, si edhe të investimeve të huaja, që kanë arritur në 210 milionë euro.

Investimet e huaja në 3 mujorin e dytë, në shifra rekord. Investimet e huaja, rreth 210 milionë euro. Turizmi ka njohur një rritje tëlartë. Kemi rritje të konsumit për disa tremujorë rresht.

Ky tregues qëndron mbi mesataren afatgjatë që prej tremujorit të dytë të vitit 2016. Faktorët ekonomikë vetëm janë rritur dhe konsoliduar, dhe shifrat janë pozitive për ekonominë shqiptare. Në aktin normative të miratuar nga qeveria shqiptare, totali i buxhetit nuk ka ndryshuar. As totali i të ardhurave nuk ka ndryshuar. Janë rregulluar të dhënat e dhe për muajtë që vijnë. Për t’i thënë qytetarëve, që buxheti ka pësuar një goditje prej 5 miliardë lekë, për shkak të mbivlerësimit të lekut.

Të dhënën e gushtit e kemi operative, por do ta përditësojmë kur ta kemi më të saktë. Situata e vitit të kaluar uli, të dhënat e KESH dhe OSHEE. Sqarojmë se situate jo e favorshme e vitit të kaluar është rikuperuar. Kompanitë do të rrisin fitimet dhe do të reflektohet tek të ardhurat e tatim-fitimit. 724 mijë vende pune të deklaruara. 690 mijë të punësuar. Krahasojeni që nga dita 1 e demokracisë. 240 mijë janë punësuar në 4 vitet e fundit. Janë punësuar në mandatin e parë të qeverisë Rama. Kemi ardhur nga një krizë e rëndë ekonomike fiskale. 2013 ishte viti kur varfëria arriti kulmin në Shqipëri. papunësia dhe mjerimi krahasoheshin nga BB me ’97-98. Kemi mundur që ekonomia të krijojë 240 mijë të punësuar. Janë mbi 35% e vendeve të punës të krijuara në 30 vite bashkë në Shqipëri.

Treguesit makroekonomikë shfaqin të njëjtin trend. Të ardhurat arritën në 255 miliardë. Ne mbledhim 1 miliardë më shumë se viti 2012, mbledhim më shumë sesa hajdutët.

Arben Ahmetaj, ministër i Financave.

Një tjetër lajm i dhënë nga Ahmetaj në këtë komision, është shpërblimi për pensionistët dhe shtresat në nevojë për Vitin e Ri. Ahmetaj ka thënë se për 2019, shpërblimi do të shkojë në 5 mijë lekë të reja. 

Arben Ahmetaj: Në mënyrën se si e afrojmë paketën e solidaritetit nuk ka asnjë lidhje me vitin elektoral.   Shikoni kohën kur ne japim bonuese ndërkohë që ata e kanë dhënë vetëm në vite elektorale. 

 Paketa e solidaritetit është kthyer në standard dhe kjo është arsyeja pse e kemi sjellë të konsoliduar në buxhet me shifër konkrete për të garantuar ata që përfitojnë se qeveria ka vëmendje totale të qytetarët”

Për fund vit qeveria do të jap 50 mijë lekë të vjetra per pensionistët. E gjithë paketa e solidaritetit shkon në 3.3 miliardë lekë. Kjo paketë solidariteti është e konsoliduar duke përfshirë disa kategori dhe në planet e qeverisë është vëmendja tek qytetarët.

Më tej, në Komision kanë folur deputetët e mazhorancës, Anastas Angjeli dhe Ervin Bushati. Bushati ka thënë se masat e marra nga banka e Shqipërisë kanë sjellë mbivlerësimin e lekut, por sipas tij, ky nuk është një shqetësim, pasi mbivlerësimi i lekut do të sjellë një rritje të konsumit. 

Ndërsa, Angjeli ka thënë se akti normativ për buxhetin 2018, duhet të kalojë në Parlament. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Antar: 04/09/2018 14:09

    PLEHRA...

    Përgjigju
  • bobi: 04/09/2018 10:56

    ku i ka investimet ky legeni mo: Korporatat europiane dhe amerikane po ikin. Bankat e huaja ne shitje, Telekomunikacioni po ashtu....cfare ka ngel tjeter ketu more. Presim te na blejne kinezet dhe ruset tani se ata kane ngelur. Ajka e vendit po iken jashte pasi ketu ska pune. Dhe ato qe jane u jepen militanteve qe skan bere as shkolle. Mjer ky popull.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare