Komisioni për Ekonominë dhe Financat ka miratuar projektvendimin për të bërë drejtoresh të INSTAT Elsa Dhulin. Ky vendim u morr gjatë mbledhjes së sotme për votimin e projektvendimit  “Për emërimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Institutit të Statistikave”.

Kryetarja e komisionit znj. Milva Ekonomi e hodhi këtë projektvendim në votim, ku u miratua nga anëtarët e komisionit kandidatura e znj. Elsa Dhuli. Kjo kandidaturë do votohet në seancë plenare. Mbledhja u zhvillua nëpërmjet platformës online “Cisco Ëebex”.

Elsa Dhuli aktualisht është drejtore e komanduar në INSTAT që prej korrikut 2019 kur iku Delina Ibrahimaj në krye të Tatimeve