Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka përshëndetur miratimin nga Komisioni i Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian (me 66 vota pro, 4 kundër dhe 3 abstenime) të Raportit për Shqipërinë.
Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Balla thotë se ka falenderuar hartuesen e këtij raporti, anëtaren e Parlamentit Europian Isabel Santos, për arritjen e një konsensusi kaq të gjerë në votimin në Komitetin e Punëve të Jashtme.
Sipas Ballës, me fillimin e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, vendet anëtare të BE do të dëshmojnë unitetin evropian, duke pranuar rëndësinë e implikimeve gjeopolitike dhe përmbushjen e kritereve të zgjerimit.
Postimi i plotë:
Përshëndes miratimin nga Komisioni i Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian (me 66 vota pro, 4 kundër dhe 3 abstenime) të Raportit për Shqipërinë. Sapo kam falenderuar hartuesen e këtij raporti, anëtaren e Parlamentit Europian Isabel Santos, për arritjen e një konsensusi kaq të gjërë në votimin në Komitetin e Punëve të Jashtme.
Me fillimin e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, vendet anëtare të BE do të dëshmojnë unitetin evropian, duke pranuar rëndësinë e implikimeve gjeopolitike dhe përmbushjen e kritereve të zgjerimit.
Raporti vlerëson progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE në vitin 2021, eurodeputetët anëtarë të Komitetit të Punëve të Jashtme vlerësojnë orientimin strategjik dhe angazhimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj integrimit evropian dhe shprehin mbështetjen e tyre të qartë për transformimin demokratik të vendit dhe aspiratën për anëtarësim në BE.
Parlamenti Europian “shpreh keqardhje për dështimin e hapjes së negociatat të vonuara të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut; thekson solidaritetin dhe simpatinë e tij të plotë me qytetarët e vendeve dhe e konsideron këtë dështim që minon qëndrimin e publikut ndaj BE-së, një rrezik serioz për politikën e zgjerimit në tërësi, duke dëmtuar reputacionin e BE-së si një partner i besueshëm dhe aktor serioz gjeopolitik”.
Eurodeputetët shprehin keqardhje për dështimin e hapjes së negociatave të vonuara të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke theksuar solidaritetin dhe simpatinë e plotë me qytetarët e këtyre vendeve. Ky dështim minon qëndrimet e publikut ndaj BE-së dhe është një rrezik serioz për politikën e zgjerimit të BE-së në tërësi, sipas raportit. Eurodeputetët theksojnë se të dyja vendet kanë përmbushur kushtet e vendosura nga Këshilli Evropian.
Parlamenti Europian i kërkon “Këshillit të ruajë besueshmërinë e integrimit evropian duke hapur menjëherë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, siç rekomandohet vazhdimisht nga Komisioni, duke qenë se të dy vendet kanë përmbushur kushtet e vendosura nga Këshilli Evropian dhe kanë dhënë rezultate të qëndrueshme në të gjitha fushat themelore; u bën thirrje vendeve anëtare të dëshmojnë angazhim të plotë politik ndaj zgjerimit dhe t'i japin një shtysë të besueshme përpjekjeve reformuese të vendeve të tjera të zgjerimit duke hapur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”.
Deshira dhe shpresat jane te medha,po keshtu dhe puna qe kemi bere,por sa kohe Bullgaria ka veton ne dore,antaresimi ne BE eshte i pamundur.Gjithashtu me shqeteson fakti qe 4 kane votuar kunder.Kush jane keta dhe a na rrezikojne me ndonje veto te mundeshme??
PërgjigjuMe kaq pune te mira dhe me sukseset qe kemi e meritojme te jemi ne BE fal kryeministrit tone
PërgjigjuMe permiresimin qe ka pasur Shqiperia vitet e fundit kemi shprese qe shume pak na ndan nga hyrja ne BE
Përgjigjuvetem me ju dhe qeverine tuaj kemi shpresa per keto negociata
PërgjigjuHapja e negociatave per antaresimin ne BE per Shqiperine dhe Maqedonine e Veriut eshte shume gje e mir per rajonin ,vecse duhet t presim qe vendet anetare te deshmojne angazhim te plote politik ne kete gje
PërgjigjuShqiperia e meriton plotesisht anetaresimin ne Be sepse jemi kthyer ne nje vend qe lufton per tu permiresuar dhe per te zgjidhur problematikat qe ka sjelle qeveria e Berishes
PërgjigjuMe keto rritme jam i sigurt qe shum shpejt do te jena ne BE
PërgjigjuPorta e Madhe Europiane është duke u hapur për shqiptarët. Suksese! ????????????????????????????????
PërgjigjuMe kaq pune te mira qe ka bere PS jam i sigurt qe nuk do jete e larget dita qe do hyjme ne BE sepse i keni dhene Shqiperise shume zhvillim me projektet e medha qe keni bere dhe do beni .
PërgjigjuShqiperia e meriton me kohe antarsimin ne BE. Shpresoj qe edhe Europa ti hape syte dhebte realizohet sa me shpejt
Përgjigju