Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin shqyrtoi sot projektligjin "Për një ndryshim në ligjin nr.8450, datë 24.2.1999, "Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre".
Ky projektligj synon garantimin e mbrojtjes së të drejtave të konsumatorëve fundorë, nëpërmjet strukturës së posaçme që do të krijohet pranë ministrisë përgjegjëse për ekonominë, dhe do të ketë kompetenca vetëm sa i përket shërbimeve që u ofrohen konsumatorëve.
Të pranishëm në mbledhje ishin Koli Bele, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë dhe Zamir Stefani, Drejtori i Privatizimit pranë Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes
Në fjalën e tij, Sekretari i Përgjithshëm pranë Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë bëri një prezantim të projektligjit duke theksuar se nëpërmjet këtij synohet një kontroll i tregut të karburanteve. "Është menduar që inspektorati i ri që po krijohet pranë ministrit të ekonomisë për mbikëqyrjen e tregut të ketë gjithashtu edhe rol kontrollues në pikat e karburantit me pakicë për të garantuar mbrojtjen e konsumatorit fundor. Ky ndryshim është bërë për shkak të ndjeshmërisë që ka ky lloj produkti, për shkak të sensivitetit që ka për popullatën",- tha Bele.
Kryetari i komisionit,Eduard Shalsi theksoi në fjalën e tij se përfaqësuesit e qeverisë duhet të kompozojnë më mirë strukturën e institucionit të ri që do të krijohet në mënyrë që të garantohet sa më shumë mbrojtja e konsumatorëve. "Kompozoni mirë strukturën e mbikëqyrjes së tregut. Mbrojtjen e konsumatorëve, dhe pastaj jemi të predispozuar maksimalisht që do të ndryshojmë dhe do të bëjmë mendimet ligjore përkatëse për të gjitha produktet. Por paketa do të duhej të vinte e plotë",- tha Shalsi.
Relacioni qe shoqeron projektligjin shpjegon se nene te tij parashikojnë një dispozitë tranzitore, që i lejon inspektoratit shtetëror përgjegjës, në varësi të ministrit përgjegjës për hidrokarburet, të kryejë funksionet e inspektimit për kontrollin e respektimit të standardeve apo rregullave shtetërore për cilësinë e naftës dhe nënprodukteve të saj, që tregtohen nga subjektet e përcaktuara në nenin 15 e 16, të këtij ligji, për qëllime të mbrojtjes së të drejtave të konsumatorëve fundorë, deri në krijimin e strukturës përgjegjëse së mbikëqyrjes së tregut, pranë ministrisë përgjegjëse për tregtinë, duke qenë se kjo strukturë nuk është krijuar akoma./atsh/
/Shqiptarja.com