'Siguria' miraton Aktin Normativ/ Anti-KÇK-ja vijon edhe në 2021, krimi do të japë llogari te struktura e re

TIRANE-Komisioni i Sigurisë kaloi sot me vetëm dy vota abstenim Aktin Normativ për anti-KÇK-në që u miratua në 31 Janar të këtij viti nga qeveria, për sekuestrimin e pasurive të paligjshme të vendosura nga aktiviteti kriminal. Nga momenti i miratimit të aktit nga qeveria, brenda 45 ditëve duhet që të kalojë në parlament për t'u miratuar ose rrëzuar, ndërkohë që struktura zbatuese prej dy javësh ka zbritur në terren për sekuestrimin e pasurive dhe dërgimin e kërkesave për justifikim nga subjektet e këtij akti. Në Komisionin e Sigurisë për të informuar deputetët dhe prezantuar aktin ishte zv/ ministrja e Brendshme Rovena Voda, e cila e cilësoi si të domosdoshëm.

Por cfarë do të ndodhë pas 31 dhjetorit kur të përfundojë fuqinë ky akt? Zv/ ministrja shtjelloi atë që kryeministri Edi Rama paralajmëroi në datë 3 shkurt nga SHBA-ja, i cili tha se "Njësinë e re Speciale Antikorrupsion dhe Antievazion, do të pasojë paketën anti-KÇK".Por cfarë do të thotë kjo? Rovena Voda u shpreh se subjektet që tashmë janë subjekt i ligjit pas 31 Dhjetorit, do të duhet të japin llogari përpara njësive të reja për krimin.

"Nëse OFL-ja nuk do të ekzistojë ka mekanizma të tjera kur këta persona do të vijnë të bëjnë deklarimet, shtesat apo pakësimet e pasurisë së tyre. Po punojmë për një strukturë të re në policinë e shtetit, të dedikuar për krimin ekonomik. Me këtë strukturë, mund të jetë edhe kjo.... Më vërtetë që mbaron OFL-ja në fund të 2020, por më pas do të jetë BKH dhe SPAK" tha Voda. Njësitë e reja pritet që të miratohet në ditët në vijim nga qeveria. "Akti normativ shoqërohet me një sërë nënaktesh të tjera, në mbledhjen e ardhshme të qeverisë kjo paketë do të kalojë, kjo strukturë do të ketë edhe strukturat e saj në drejtoritë vendore të Policive nëpër qarqe" tha Voda.

Diskutimet në Komisionin e Sigurisë
Rovena Voda: Akti normativ ka për qellim marrjen e masave për luftën kundër terrorizmit, krimeve të rënda, synohet ashpërsimi ndaj grupeve dhe organizatave kriminale të përfshira në krime të rënda. Jemi në një situatë ku ka filluar zbatimi i këtij akti normativ, ka një strukturë të veçantë në polici, OFL- ja, e cila është përgjegjëse për luftimin e kriminalitetit. Janë parashikuar 3 lloj masash kundër subjekteve të këtij akti normativ, masa me karakter pasuror, personal dhe ekonomik. Nëse do të merren nga jashtë ekspertë për hetimet në fushën pasurore do të paguhen.

Policia e Shtetit mund të ketë akses ku nuk ka pasur akses më parë, ky është informacioni që kam unë. Për herë të parë policia është tepër aktive, por nuk cenohen të drejtat e njeriut. Struktura e OFL-së do të monitorohet nga SHÇBA, që të mos tejkalojnë kompetencat dhe ka të drejtë të marrë masat deri në kallëzim vepër penale. Lidhur me afatin 2021, unë mendoj se nuk lidhet me fuqinë e aktit, por të ndihmojë policinë për punën e saj për bilancin. Sepse deri në 31 mars duhet të bëjnë deklarimet.

Gjatë gjithë kohë që ka vepruar akti, duhet të deklarojnë shtesat, por nuk e zgjat veprimtarinë e OFL-së. Ka një departament për policinë kriminale, edhe nëse OFL nuk do të ekzistojë ka mekanizma të tjera kur këta persona do të vijnë të bëjnë deklarimet, shtesat apo pakësimet e pasurisë së tyre. Po punojmë për një strukturë të re në policinë e shtetit, të dedikuar për krimin ekonomik. Me këtë strukturë, mund të jetë edhe kjo.... Më vërtetë që mbaron OFL-ja në fund të 2020, por më pas do të jetë BKH dhe SPAK. 

Ermonela Felaj: Ne nuk hyjmë në përmbajtjen e aktit, fuqinë ia jep parlamenti. Vetëm parlamenti mund ti humbasë fuqinë. Ta lëmë të veprojë ose jo, në përmbajtje nuk hyjmë.

Antoneta Dhima: Sa do jetë fatura financiare në zbatim të këtij akti normativ, OFL është në funksion prej disa javësh, a mendoni se e ka kryer detyrën sikur duhet?

Rovena Voda: OFL, strukturë e posaçme e ngritur për një qëllim, funksioni i saj përfundon në mbarim të aktit normativ, një pjesë e mirë e punonjësve të OFL-së janë përzgjedhur nga brenda Policisë së Shtetit. Nuk është llogaritur ende saktë shuma e fondeve, por nuk besoj që është ndonjë shumë e madhe. Policia e Shtetit do të pasurohet më një flotë mjetesh të reja që do të jenë në përdorim nga punonjësit e policisë. Me këtë akt i kemi dhënë më tepër frymëmarrje Policisë për të kryer investigime në punën e saj. Institucionet shtetërore duhet të japin kontribut në punën e Policisë së Shtetit. Akti normativ shoqërohet me një sërë nënaktesh të tjera, në mbledhjen e ardhshme të qeverisë kjo paketë do të kalojë, kjo strukturë do të ketë edhe strukturat e saj në drejtoritë vendore të Policive nëpër qarqe. Aksesi në databaze, nuk është deklarative, policia ka akses në te dhëna që nuk ka pasur akses më para.

Alban Zeneli: Unë përkohshmërine e aktit po e kuptoj, por lidhur me nevojën dhe urgjencën jo vetëm unë po as publiku nuk e kupton. Shpesh here ju keni ardhur me disa statistika me fitore ndaj krimit. Cila është e vërteta, nevoja dhe urgjenca pasi ju bini në kundërshtim me statistikat e paraqitura?

Rovena Voda: Unë i qëndroj atyre statistikave, por cfare kemi parë nëse policia ka intensifikuar punën me sekuestrimin me 91 milionë euro pasurive. Qeveria ka gjetur mekanizmin për vendosjen para drejtësisë të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Nëse kreu i ILD vëren shkelje nga ana e gjyqtarëve dhe prokurorëve brenda 3 ditëve ka të drejtë marrjen e masës ndaj tyre. Edhe nëse OFL-ja përfundon funksionin në fund të 2020, subjektet që janë pjesë e listës për vetëdeklarim pasurie do bëhet në disa njësi speciale që priten të ngrihen në polici.

Sadi Vorpsi: Mendoni qe afati i përcaktuar për aktin është i mjaftueshëm për të marrë rezultatet e kërkuara?

Antoneta Dhima: Subjektet e bëra publike nga OFL kanë respektuar afatin ligjor per dorëzimin e formularëve të vetëdeklarimit dhe a i kane dorëzuar ato? Sa është numri i personave që preken nga akti normativ?

Ermonela Felaj: I keni vënë në dispozicion katalogun e veprimeve të gjithë personave që janë në listeë e OFL?

Rovena Voda: Unë besoj se po, cdo dite OFL po vepron dhe deri ne fund do japi impaktin e goditjes dhe rezultatet e pritshme.

/I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja