Komisioni i Ligjeve miraton disa ligje të rëndësishme


 
TIRANË, 16 Dhjetor/ATSH-/ -Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut miratoi sot në tërësi projektligjet "Për një ndryshim në ligjin nr.115/2014 "Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë", të propozuar nga deputeti Vangjel Tavo.
Po ashtu, miratoi Projektligjin "Për disa ndryshime në ligjin nr.7895, datë 27.1.1995 "Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë", të ndryshuar, "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8588, datë 15.03.2000 "Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë" të ndryshuar", "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.152/2013 "Për nëpunësin civil", Projektligji "Për një shtesë në ligjin nr.152/2013 "Për nëpunësin civil", si edhe projektvendimin "Për miratimin e strukturës dhe organikes se Komisionerit për Mbrojtjen e te Dhënave personale dhe të drejtën e informimit.
Ne komision ishin të pranishëm, deputeti Vangjel Tavo, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin  Ermonela Felaj, ministrja e Shtetit për Inivacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito, Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Informimin,  Besnik Dervishi.
Gjatë diskutimit për projektligjin "Për një ndryshim në ligjin nr.115/2014, "Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë", Tavo tha se qendra e Bashkisë së re të Dropullit, duhet të jetë fshati Jorgucat.
"Kjo nisëm për një ndryshim në ligjin për ndarjen administrative, vjen edhe mbas një kërkese të të zgjedhurve vendor të komunës së re të krijuar të Dropullit, ku i drejtohen deputetëve të qarkut të Gjirokastrës dhe kërkojnë këtë ndryshim. Kërkojnë që qendra e Bashkisë së Dropullit të jetë fshati Jorgucat duke e argumentuar këtë propozim si në aspektin gjeografik, aspektin historik, në aspektin e zhvillimit ekonomik demografik dhe në aspektin e traditave dhe trashëgimisë kulturore", tha Tavo
Ndërsa deputeti Bashkim Fino, si ish-bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale, theksoi se ky ndryshim duhet të merret në konsideratë pasi të zhvillohen zgjedhjet vendore në 21 qershor 2015 dhe jo tani."Unë mendoj që le t'ia lemë kohës më mirë, t'ia lemë banorëve, të dali zgjedhja e kësaj bashkie të re", tha  Fino.
Deputeti Petrit Vasili theksoi se "problemi që shtrohet është shumë i thjeshtë, mëse minimalist. Absolutisht që jam i bindur dhe nuk do t'i futem diskutimit për reflektimin, që reforma territoriale do të ketë edhe në infrastrukturë, që duhet për bashkitë përkatëse se po t'i futemi këtij diskutimi shkon tutje"./i.v//a.ke/
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Stafi i Harris: Rezultatet e shteteve kryesore do të shpallen nesër