Komisioni i Ligjeve miraton pr/ligjin e legalizimit të kanabisit mjekësor, Majko e Xhafaj abstenojnë! Opozita akuzon mazhorancën: E kaluat në fshehtësi pa kuorum!

Komisioni i Ligjeve miraton pr/ligjin e legalizimit të kanabisit mjekësor, Majko e Xhafaj abstenojnë! Opozita akuzon mazhorancën: E kaluat në fshehtësi pa kuorum!

Foto ilustruese

Ndërsa seanca e Kuvendit vijonte, deputetët e maxhorancës kanë mbledhur komisionin e Ligjeve për të kaluar pr/ligjin e legalizimit të kanabisit mjekësor.  

Projektligji është votuar me 13 vota pro dhe 2 abstenim. Drafti i Qeverisë ka marrë pro shumicën e votave të deputetëve socialistë, ndërkohë që Fatmir Xhafaj dhe Pandeli Majko kanë abstenuar.

Report TV mëson se mbledhja është mbajtur  në orën 12:00 ndërkohë deputetët e opozitës akuzuan në seancë se pr/ligji ka kaluar në fshehtësi.

“Si mund të ndodhë që në prani të 140 deputetëve, e medias të mashtroni opinionin publik shqiptar. Të mblidhet komisioni i ligjeve në mënyrë të fshehtë, pa kuorumin e nevojshëm, pa procesverbal, pa incizim, pa ditur asnjë deputet i komisionit të ligjeve dhe të merrni një vendim për 10 minuta legalizimin e kanabisit. Legalizimin e drogës në Shqipëri. Këtë po bëni, dhe na tregoni se po shkelni rregulloren. Jo po kërkojmë respektimin e rregullores” tha deputeti i PD-së Dash Sula.

Edhe deputetja Çupi e denoncoi: Janë votuar në mënyrë abuzive 45 nëne të ligjit të kanabisit, pa kamera, pa regjistrim, pa opozitën, pa kuorum. Ka pasur edhe nga ty deputetë që kanë abstenuar. Ky është një turp, kjo është papërgjegjshmëri

Në seancën e Kuvendit Sula  akuzoi mazhorancën për arrogancë 

“Ju ka kapur arroganca. Nuk ju bën syri terr. Lefter Koka furnizoi me oriz inceneratorin. Ai e nxorri në mes të tavolinës se nuk ka turp më. Ai tjetri fsheh diamantët. Është arroganca. Këtu ka arritur ku nuk thuhet më. Mblidhni këshillin e mandate, bëni raportin.

Ju mblidheni në komisionin e ligjeve dhe për 5 minuta merrni vendim për drogën dhe nuk merrni vendim për Arben Ahmetaj. Ka logjikë kjo punë?! Deputetë në burg, kryetarët e bashkive në burg, ministra në burg, drejtorë në burg, zv/ kryeministër në burg. Çfarë duhet të ndodhë të hyjë dhe opozita në burg që të kujtoheni se është shkel ligjin?! ”

Dje në komisionin e ligjeve Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu para deputetëve të Komisionit te Ligjeve sqaroi se ligji në këtë fazë lejon kultivimin e kanabisit mjekësor vetëm për eksport.

Këshilli i Ministrave miratoi  në qershor 2023 projektligjin për legalizimin e kanabisit për përdorim mjekësor. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:03
Xhafaj dhe Majko abstenojnë pr.ligjin e qeverisë për legalizimin e kanabisit, miratohet me 13 vota pro nga deputetët e tjerë socialistë

Deputetët socialistë në komisionin e Ligjeve kanë miratuar draftin e qeverisë për legalizimin e kanabisit, ndërsa opozita nuk mori pjesë në mbledhjen e komisionit. Projektligji është votuar me 13 vota pro nga deputetët e PS-së dhe 2 abstenim. Drafti i Qeverisë ka marrë pro shumicën e votave të deputetëve socialistë, ndërkohë që Fatmir Xhafaj dhe Pandeli Majko kanë abstenuar.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar