Komisioni i ujërave ndërkufitare
ja 15 institucionet që bëjnë pjesë

Komisioni i ujërave ndërkufitare<br />ja 15 institucionet që bëjnë pjesë
TIRANË - Krijohet Komisioni i posaçëm për administrimin e ujërave ndërkufitare. Vendimi është marrë gjatë ditës së sotme dhe në të do të bëjnëpjesë përfaqësuesit e 15 institucioneve shqiptare, nga ministritë e ndryshme deri tek Akademia e Shkencave.
 
Në vendimin e zbardhur të qeverisë, ky komision ka për objekt të tij, menaxhimin e integruar të burimeve ujore të Shqipërisë. “Komisioni harton, shqyrton dhe i propozon ministrit të Mjedisit marrëveshje bashkëpunimi me secilin vend fqinj, duke trajtuar të gjitha çështjet që lidhen me menaxhimin e integruar të burimeve ujore ndërmjet vendeve respektive”, thuhet në vendimin e marrë nga qeveria Rama.
 
Ngritja e këtij komisioni është bërë “në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 22, të ligjit nr.111/2012, “Për menaxhimin e integruar të burimeve ujore”, me propozimin e ministrit të Mjedisit”
 
Për këtë qëllim, Këshilli i Ministrave i Shqipërisë ka vendosur krijimin e Komisionit të Posaçëm për Administrimin e Ujërave Ndërkufitare.
 
Sipas vendimit ky komisioni kryesohet nga zëvendësministri i Mjedisit, përgjegjës për fushën e ujërave.
 
JA KUSH DO JENË ANËTARËT E KOMISIONIT TË UJËRAVE:
· Ministria e Punëve të Jashtme;
· Ministria e Drejtësisë;
· Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave;
· Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes;
· Ministria e Energjisë dhe Industrisë;
· Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës;
· Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit;
· Ministria e Punëve të Brendshme;
· Ministria e Financave;
· Ministria e Mbrojtjes;
· Ministria e Shëndetësisë;
· Ministria e Arsimit dhe Sportit;
· Ministria e Kulturës;
· Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë.
 
Sipas vendimit, sekretariati teknik i Këshillit Kombëtar të Ujit asiston në çdo mbledhje të komisionit dhe ka për detyrë: a) hartimin e programit të mbledhjes; b) hartimin e drafteve sipas tematikave përkatëse; c) njoftimin e anëtarëve; ç) realizimin e detyrave të tjera që i ngarkon kryetari i komisionit.
 
Sipas vendimit të qeverisë, përfaqësuesit e tyre në këtë komision duhet të jenë të niveleve të larta drejtuese dhe për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen titullarët e institucioneve që janë pjesë e tij.
 
Ndërkaq, për probleme dhe çështje specifike Komisioni ka të drejtën të krijojë nënkomisione me ekspertë të fushave përkatëse. “Veprimtaria e Komisionit mbështetet në legjislacionin shqiptar, si dhe në marrëveshjet e konventat ndërkombëtare, në të cilat Republika e Shqipërisë është palë”, thuhet në vendimin e qeverisë.
 
Ndërkaq, vendimi nr.337, datë 15.7.1999, i Këshillit të Ministrave, “Për krijimin e Komisionit Qeveritar për Problemet Ujore me Vendet Fqinje”, i ndryshuar, shfuqizohet.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Juventusi në garë, Cristian Shpendi në Torino për 4 milionë euro

Juventusi në garë, Cristian Shpendi në Torino për 4 milionë euro