Nis vettingu për 45 drejtuesit e parë të policisë, komisioni merr dosjet

Nis vettingu për 45 drejtuesit e parë të policisë, komisioni merr dosjet

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit për “Për Vlerësimin Kalimtar dhe Periodik të Punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në Ministrinë e Brendshme”, ka përzgjedhur 45 emrat e parë që do t’i nënshtrohen procesit të Vettingut.

Në procesin e parë të vettingut do të përfshihen detyrat më të larta drejtuese në Policinë e Shtetit, 31 punonjës, në Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), 12 punonjës dhe në Gardën e Republikës, 2 punonjës.

Dosjet e vetë-deklarimit janë tërhequr nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit dhe ka nisur puna në fazën e parë, ajo e shqyrtimit të deklaratave, kërkimit të informacioneve dhe verifikimeve përkatëse. Sipas parashikimeve ligjore, pas procesit të hetimit administrativ, do të mbahet për çdo subjekt seancë e hapur dëgjimore.

Ligji për nisjen e vettingut në polici hyri në fuqi dy javë më parë, pasi Kuvendi rrëzoi dekretin e presidentit Meta. 

Presidenti Meta ktheu për rishqyrtim në Kuvend ligjin për vettingun me argumentin se cenon parimet dhe standardet e vendosura në Policinë e Shtetit. Sipas tij, me ndryshimet e bëra nga ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, qeveria kërkon që të kontrollojë procesin e vettingut në Policinë e Shtetit.

Lleshaj ka argumentuar se ligji i ri nuk ka ndryshim nga ai i vjetri, por disa rregullime të vogla, siç ai i quajti 'kozmetike', në të mirë të këtij procesi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka