TIRANE- Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese ka zhvilluar sot një seancë dëgjimore me Shoqatën e Ndërtuesve. Përfaqësuesi i Shoqatës së Ndërtuesve, Avenir Kika, ka ngritur në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese shqetësime lidhur me borxhet ndaj CEZ. Sipas Kikës, të gjitha kompanitë e ndërtimit janë me borxhe ndaj CEZ, ndërsa tha se këto shqetësime janë ngritur edhe më parë.
“KESH i dikurshëm sot CEZ janë më të pasurit në Shqipëri për pasuri imobiliare, pasi kanë me dhjetëra metra katrorë sipërfaqe në çdo pallat. Kontratat e shumë individëve kanë mbetur për neglizhencë në emër të kompanive, pasi qytetarët nuk kanë bërë ndryshime me kontratë. Shumica e borxheve ndaj KESH dhe CEZ kanë origjinë nga viti 1998. ndërsa, procesi i marrjes së kontratave nga CEZ për ndërtuesit është një kalvar. Kabinat që furnizojnë pallatet janë financuar nga ndërtuesit. Njerëz të papërgjegjshëm i kanë lënë kontratat në emër të firmës dhe kështu janë firmat ato që dalin debitore ndaj CEZ. Ligji i ri parashikon sanksione për ata që nuk paguajnë. Ne nuk kemi kundërshtim për nismën e qeverisë. Sanksionet të zbatohen mbi bazën e pronësisë. E padrejtë që të mbajnë borxhe që nuk u takojnë”, tha përfaqësuesi i Shoqatës së Ndërtuesve, Avenir Kika.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com