Komisioni për drogën, Çuko i vizaton
PD-së avion me pilotë si Pinoku

Komisioni për drogën, Çuko i vizaton<br />PD-së avion me pilotë si Pinoku
TIRANE - Në ditën e parë të punës në Komisionin hetimor për akuzat mbi implikimin e Forcave të Armatosura dhe bazave ushtarake në transportin e lëndëve narkotike, nuk kanë munguar batutat dhe akuzat mes palëve, ku anëtari i këtij komisioni Pirro Lutaj ka kërkuar nga opozita ta kuptojnë që rezultati i zgjedhjeve të 23 Qershorit i ka nxjerë ata në minorancë.

Gjatë punimeve të komisionit batutat kanë shkuar përtej, përfaqësuesi i mazhorancës anëtar i komisionit hetimor, deputetit Arben Çuko ka vizatuar një avion duke ja kaluar deputetëve të opozitës. Me një detaj: Pilotët janë vizatuar me hundën si “Pinoku”, e ndoshta ky element për të treguar se akuzat e opozitës nuk janë të vërteta!

vizatim aeroplani ne komision

















(Në foto, avioni i vizatuar nga deputetit Arben Çuko) Foto të tjera

E në fakt janë pretendimet e deputetëve të opozitës dhe akuzat e bëra prej tyre që në Shqipëri dhe bazat ushtarake të Gjadrit si dhe në zonën e Divjakës ulen avionë të cilët përdoren për trafikimin e drogës.

Nuk ka munguar as ndërprerja e punimeve të komisionit për rreth 15 minuta pasi pati dhe prishje të sistemit të fonisë audio.

Komisioni hetimor i kryesuar nga Ermonela Felaj dhe me zv/kryetar Oerd Bylykbashin, në mbledhjen e sotme u konstituua duke zgjedhur dhe sekretarin e komisionit, ku vetëm me votat e mazhorancës u përzgjodh sekretare deputetja e LSI, Silvi Caka. Opozita hoqi dorë nga kandidatura e Voltana Ademit si sekretare për këtë komision, me argumentin se mazhoranca do të votonte me shumicë votash kandidaten e saj.

DEBATET

Lutaj: Thoni Vishos të heqë çimkat nga Komisioni
(Prishen mikrofonat në Komision)
LUTAJ: Thoni Vishos të largoj çimkat nga Komisioni
STRAZIMIRI: Ose e keni bërë ju qëllimisht
BYLYKBASHI: Nuk latë gjë pa shkatërruar
ÇUKO: Kush e drejton Komisionin e Integrimit (salla ku u bë mbledhja)
LUTAJ: Ia patë hajrin LSI-së katër vjet po s’do ja shihni më
CAKA: Ia pa edhe kryetari i tyre, me votat tona mori mandatin në Bashki
LUTAJ: Zotërinj të mazhorancës duhet të kuptoni diçka. Nuk jeni më pjesë e  shumicës. Duhet të kuptoni se jemi ne në mazhorancë tani dhe vendimet i marrim ne. Është parim i Kushtetutës ky...
BYLYKBASHI: Nuk mundet që ky Komision të shikohet si garanci që akuzat e opozitës janë të pabaza. Duhet të hetojë në mënyrë të paanshme dhe të mbledhë faktet dhe provat.
FELAJ: Unë do ju bëja me dije që në mbledhjen pasardhëse anëtarët e këtij Komisioni kanë detyrim të ruajnë sekretin e atij informacioni dhe do marrim masa për pajisjen me certifikata. Të gjithë anëtarët do bëjnë betimin mbledhjen e ardhshme.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja