Komisionin hetimor i TIMS/ Miratohet lista e dëshmitarëve, më 15 maj thirret ministri Balla e Rrumbullaku! Salianji: Për Ervin Muçën kërkesë prokurorisë

Ministri i Brendshëm Balla dhe Drejtori i Përgjithshëm i policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku do të jenë dy zyrtarët e parë të lartë që do të dëshmojnë të mërkurën në komisionin hetimor të TIMS.

Në listën që u miratua sot, mes shumë debateve mes palëve, u caktua që të mërkurën në datën 15 do të thirren edhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe mbrojtjen e të Dhënave, si dhe ish-drejtori i IT Ervin Muça. Për këtë të fundit, Ervin Salianji tha se do t’i drejtohen me kërkesë prokurorisë, pasi Muça ndodhet në arrest shtëpie nën akuzën e kopjimit të paautorizuar të të dhënave nga sistemi TIMS.

Ndërsa Toni Gogu si nënkryetar, kërkoi që kalendari për thirrjen e dëshmitarëve të miratohet pas çdo mbledhje në varësi të punës së komisionit.

E pakënaqur me listën e dëshmitarëve është opozita. Deputetët kërkojnë që të thirren edhe kryeministri Edi Rama dhe ish-ministri i Brendshëm Bledi Çuçi.

‘Të thirren që sot… Rama dhe Çuçi, kanë dijeni për ngjarjen’- tha Çupi.

Ramadan Lika: Duhet të dëshmojnë Rama dhe Çuçi.

Kërkesë të cilën Ervin Salianji nuk e sheh të parealizueshme.

‘Mund të thirren edhe dëshmitarë të tjerë gjatë rrugës sipas nevojave të hetimit…’- tha Salianji.

Në komisionin hetimor të TIMS është miratuar lista me 24 dëshmitarë, mes të cilëve edhe drejtori aktual i AMP Florjan Sulejmani dhe ish-drejtori Ardi Veliu. 

Datë 15.05.2024, ora 17:00
1. Ministri i Brendshëm, Z. Taulant Balla
2. Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Z. Besnik Dervishi
Datë 17.05.2024, ora 11:00
1. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Z. Muhamet Rrumbullaku
2. Ish Drejtor i Departamentit të IT në Policinë e Shtetit, Z. Ervin Muça
3. Drejtor i Sistemeve të Policisë në Policinë e Shtetit,  Z. Enri Ndoni
Datë 27.05.2024, ora 17:00
1. Ish Përgjegjës i Sektorit IT në Policinë e Shtetit, Z. Ardit Muço
2. Ish-Drejtor i Agjencisë Mbikqyrjes Policore, Z. Ardi Veliu
Datë 29.05.2024, ora 17:00
1. Drejtor i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, Z. Florian Sulejmani
2. Drejtor i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, Z. Saimir Boshnjaku
3. Drejtor i Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Z. Zef Laska
Datë 31.05.2024, ora 11:00
1. Drejtor i Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, Z. Neritan Nallbati
2. Ish Drejtor i Autoritetit Kombëtar të Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, Z. Dorian Tola
3. Drejtore e Shërbimit Informativ të Shtetit, znj. Vlora Hyseni
4. Drejtore e Krimit Kibernetik, në Policinë e Shtetit, znj. Ervina Gjana
5. Ish Drejtor i Sistemeve, në Policinë e Shtetit, Z. Besjan Tanuzi

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:46
Komisioni i TIMS, Gogu: Të marrim vendime për secilin dëshmitar, jo miratim në bllok

 

Foto: Toni Gogu

Në mbledhjen e Komisionit Hetimor për çështjen e të dhënave të sistemit "TIMS", nënkryetari Toni Gogu propozoi që kërkesat për thirrjen e dëshmitarëve të miratohen veçmas për secilin prej tyre, jo në bllok. 

"Unë e çmoj shumë përpjekjen tonë për të bërë një hetim tërësor, por çdo minutë që e shpenzojmë duke folur ne  e marrim nga koha që iu duhej lënë dëshmitarëve. Propozoj të fillojmë votimin me kalendarin, por të marrim vendime për secilin dëshmitar. Në këtë mënyrë akomodojmë më pas dhe kërkesat e tjera të anëtarëve të komisionit. Pra, të mos i miratojmë në bllok kërkesat sepse kemi dhe persona që duhet leje nga prokuroria për ta thirrur siç është rasti Muça. Votojmë kalendarin në parim dhe pastaj kërkesat për secilib dëshmitar", deklaroi Gogu.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!