Komiteti i Ekspertëve për imunitetin: Asnjë rast fataliteti në vend që lidhen me vaksinën

Komiteti i Ekspertëve për imunitetin: Asnjë rast fataliteti në vend që lidhen me vaksinën

Foto ilustruese

Komiteti i i Ekspertëve për Vlerësimin e Efekteve të Padëshiruara Pasvaksinore ka deklaruar se në vendin tonë nuk ka asnjë rast fataliteti që lidhet me injektimin e vaksinës së COVID-19.

Me një njoftim për mediat, Komiteti bën me dije se në lidhje me dy raste fataliteti të pacientëve që iu injektua vaksina, nuk ka asnjë  lidhje shkak-pasojë me vaksinën.

Sipas tyre, nuk ka asnjë të dhënë bindëse, apo argument shkencor, konfirmues që të vërtetojë apo demostrojë një lidhje shkakësore midis procesit të vaksinimit ndaj COVID19 dhe ngjarjeve fatale të raportuara.

Po ashtu bëhet me dije se Komiteti Ekspertëve për Vlerësimin e Efekteve të Padëshiruara Pasvaksinore po vëzhgon të gjitha raportimeve lidhur me ngjarje apo efekte të padëshiruara pas vaksinore në mënyrë që të sigurojë një proces sa më të sigurt dhe efikas.

Ky reagim i komitet vjen pasi disa media raportuan dy raste te vdekjeve të pretenduara nga vaksina e COVID, por që tashmë rezulton se fatalitetet nuk kanë asnjë lidhje shkak-pasojë me vaksinën.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Ça do më bësh', përplasje e fortë mes Lart Vasilit dhe G-Banit: I pafe, njeri i errësirës

'Ça do më bësh', përplasje e fortë mes Lart Vasilit dhe G-Banit: I pafe, njeri i errësirës