Komiteti i Pajtimit: 75 000 votues
në hasmëri privohen nga votimi

Komiteti i Pajtimit: 75 000 votues<br />në hasmëri privohen nga votimi
Janë 1221 familje të ngujuara, të rrezikuara në mënyrë të drejtpërdrejtë nga gjakmarrja, si dhe 3800 familje të tjera të fshehura, që kanë nevojë për kuti të lëvizshme votimi, por Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka kundërshtuar këtë mundësi. Këtë fakt bën të ditur Komiteti i pajtimit Mbarëkombëtar, i cili thekson se "gjithsej janë rreth 75 000 votues në konflikte e hasmëri, që privohen nga kjo e drejtë".

Nga 127 000 familje në konflikt për tokën, 30 000 prej tyre kanë lënë vendlindjen dhe shkuar në qytet, por nuk e kanë lejen lejen e banimit në qytet. Sipas Komitetit, ato nuk mund të kthehen në vendin, ku kanë regjistrimin e gjendjes civile për të votuar, për të mos u përballur me hasmin.

Familjet e fshehura dhe të ngujuara kanë rreth 15 000 votues, që duhen shoqëruar me misionarë pajtimi, me polici ose tu dërgohen kutitë e lëvizshme, ndërsa familjet që kanë konflikte për tokën kanë mbi 60 000 votues që mbeten pa shkuar në vendlindje për të votuar. 

Misionarët e pajtimit janë angazhuar për të kontribuar për shoqërimin e disa familjeve që kanë kërkuar dhe pranuar asistencën e tyre por ky numër është i papërfillshëm. Pa një zgjidhje institucionale të kësaj situate gjendja mbetet e pariparueshme.
 
Komiteti i pajtimit Mbarëkombëtar, që nga data 6 janar ka organizuar punën me ekspeditën 6 mujore të pajtimit, e cila koinçidon edhe me periudhën e fushatës elektorale. Ekspedita krahas punës për mbajtjen nën kontroll të familjeve në hasmëri është duke nxitur qytetarët për një pjesmarrje sa më të gjerë dhe të kulturuar në votime dhe në procesin elektoral.

Grupet e punës së komitetit janë të aktivizuara në 2800 fshatra, 300 komuna dhe 60 bashki që udhëhiqen nga një misionar, drejtori i shkollës dhe përfaqësuesi i pushtetit vendor të cilët punojnë në mënyrë vullnetare dhe pa asnjë mbështetje nga shteti apo donatorët.
 
Komiteti i pajtimit Mbarëkombëtar ka dhënë një hartë të shpërndarjes së këtyre familje në shkallë vendi për 12 qarqet, por komisioni nuk ka bërë asnjë plan për kutitë e lëvizshme, bashkëpunimin me policinë apo misionarët e pajtimit për të tilla raste.
 
Sot Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar u informua nga familjet në hasmëri se njerëz të papërgjegjshëm duke iu premtuar ndihma ekonomike dhe para duan të mediatizojnë disa raste të përcjelljes së ndonjë familje në hasmëri që të deklarojnë se familjet në hasmëri po marrin pjesë në votime dhe të aludojnë se ata votojnë për qeverinë që po u krijon mundësinë e votimit.

Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar e ka dënuar dhe vazhdon të dënojë këtë farsë mashtrimi, që po luhet prej tre katër vjetësh me familjet në hasmëri nga njerëz të mbështetur mediatikisht sipas interesave banale, duke shkelur edhe ligjin në ditën e votimit. Nesër në ditën e zgjedhjeve, në orën 12, Komiteti do të japë edhe një konference për shtyp në zyrën e Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm