Kryeministri Rama deklaroi se do të donte që në këtë tryezë të Komiteti të Rindërtimit do të donte që të ishte pranishme edhe opozita. "Ky komitet ngrihet për të qenë një institucion që sugjerojë të gjithë procesin e adresimit të plagëve dhe të kurimit të tyre deri në momentin kur programi i rindërtimit do të jetë i përfunduar.
Besoj që të gjithë bashkë duhet të biem dakord për transparencën në përdorimin e të gjitha të ardhurave për kurimin e këtyre plagëve. Qeveria është përgjegjëse për buxhetin e shtetit dhe atë që do të vendosë në dispozicion. Edhe buxheti që do të vendoset në funksion duhet të jetë e monitoruar, ashtu sikur edhe fondet e mbledhura nga organizatat e solidaritetit.
Ky komitet është garanti se programi i rindërtimit do të jetë vërtetë fryt i të gjithëve. Qeverisja e këtij procesi bëhet në këtë nivel. Do të doja të ishte këtu edhe opozita, pasi janë të mirëpritur gjithmonë. Do të doja të ishte këtu edhe opozita dhe janë gjithmonë të mirëpritur. Sepse këtu nuk kemi çfarë të ndajmë dhe nuk kemi çfarë dallimesh të kërkojmë tek njëri-tjetri.
Ajo çka besoj që e ndani me mua është barra kolosale e kësaj sfide, është një sfidë tejet e vështirë jo vetëm në aspektin financiar, por në të gjithë hallkat e veta për të garantuar proces. Nuk është e thënë që nëse i ke fondet ke dhe suksesin në rast se nuk arrin të organizohemi si duhet. Të bëjmë çmos që të ulim në maksimum shfaqjet sporadike dhe të japim mesazhin për të gjithë që të kanalizojmë kontributet përmes këtij komiteti që është garant i të gjitha palëve" tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama: Ndërtuesit të riparojnë vetë pallatet e dëmtuara nga tërmeti ose burg! Doja të ishte këtu edhe opozita
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
37.7%
-
Jo
53%
-
Nuk e di
9.3%
Vota total: 2112
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
3 vite nga tërmeti tragjik, rindërtimi ende në proces! Në Fushë-Krujë, Thumanë e Bubq familjet në shtëpitë e reja, në Krujë mbi 1100 ende me bonus qiraje
26 Nëntor 2022, 16:33
-
3 vjet nga tërmeti tragjik, Berisha: Qeveria përgjegjëse, 51 persona humbën jetën në shtëpiat e shpallura të pabanueshme! Askush pas hekurave
26 Nëntor 2022, 12:12
-
Sot 3 vite nga tërmeti tragjik, ç'ndodhi mëngjesin e 26 nëntorit që i mori jetën 51 shqiptarëve! Ambasadorja e BE: Vazhdojmë me programet e rindërtimit
26 Nëntor 2022, 08:13
-
Tërmeti i 26 nëntorit, Gjykata e Durrësit shpall të pafajshëm 4 persona! Mes tyre pronari i lokalit që dëmtoi strukturën e pallatit ku vdiqën 2 persona
7 Nëntor 2022, 09:36
-
Mbi 4700 nxënës në Durrës mësim me dy turne! 3 vite pa tërmetit, 12 shkolla ende në rindërtim, Thërmija: Tenderimi ka pasur vonesa
2 Shtator 2022, 18:43
-
Rama në Manzë, hapen dyert e 230 apartamenteve të reja për banorët që humbën shtëpinë në tërmetin e 26 nëntorit! Kryeministri: Njëlloj i qëndrojmë pranë shqiptarëve edhe në krizën e çmimeve
28 Mars 2022, 12:01
-
U dëmtua banesa nga tërmeti, për të tretin vit radhazi mungon festa e Vitit të Ri për familjen Veseli në Fushë-Milot: Edhe këtë vit e kaluam në çadër, vajza është sëmurë se fle në të ftohtë
2 Janar 2022, 14:24
-
SPECIALE/ COVID-19 dhe ekonomia, në ditarin e gazetareve Doris Sallaku dhe Eliza Gjediku
1 Janar 2022, 18:38
-
Rishikimi/ Rritet me 70 milionë dollarë buxheti për rindërtimin, shkon edhe për shkolla dhe infrastrukturën publike
7 Dhjetor 2021, 14:44
-
Banka Botërore 29.5 mln dollarë për shëndetësinë në Shqipëri, financohen spitalet e dëmtuara nga tërmeti
2 Dhjetor 2021, 12:31
-
Speciale/ Dy vjet pas tërmetit! Humbi familjen në rrënojat e Thumanës, i mbijetuari planifikon të krijojë familje të re
27 Nëntor 2021, 18:34
-
2 vite nga tërmeti, 1400 familje futen në shtëpitë e reja! U premtua të mbyllej në 2020, rindërtimi përfundon në 2022
26 Nëntor 2021, 22:36