Kompania Apple mesa duket është duke punuar për të krijuar një orë të mençur(Smartwatch), për të rivalizuar konkurrentin e saj Samsung, që tashmë e ka krijuar një të tillë.
Koncepti i kësaj ore të mençur është dizajnuar nga projektuesi nga Kalifornia, Todd Hamilton. Por, Apple ende nuk e ka konfirmuar një gjë të tillë.
Sipas dizejnuesit, kjo orë do të quhet iWatch. Kjo mendohet të jetë një pajisje më elegante dhe e lakuar në krahasim me dizajnin e Samsung Galaxy Gear.
Ora e mençur do të funksionojë me të njëjtin sistem, sikurse Apple IOS7. Sipas Hamilton, ora do t'i ketë të gjitha opsionet që ka dhe iPhone.
Ajo do të jetë me prekje(touch) dhe do të tregojë kohën dhe datën.

(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com