Një kërkesë e paprecedent ka mbërritur në gjykatën e Tiranës nga Prokuroria e cila dhe pse më parë kishte sekuestruar llogaritë bankare të një aktiviteti të dyshimtë në lidhje me mafien italiane, kërkon që këto para të lihen sërish të lira.

Gjykata e Tiranës ka refuzuar këtë kërkesë duke lënë në fuqi masën e dhënë të sekuestrimit të parave ndërsa i ka kërkuar Prokurorisë të kryej hetime.
"Të hetohet, dyshime për përfshirjen e “Ndragheta”-s", mësohet të jetë shprehur gjykata.

Shqiptarja.com ju sjell vendimin e refuzimit të heqjes së sekuestros me argumentin se për këtë rast të dyshimtë të pastrimit të parave të mafies italiane në Shqipëri nuk janë kryer hetime të plota.

Kanë qenë transaksionet në kompaninë e tregtimit të arit në Shqipëri që kanë ngritur dyshime se po pastrohen para dhe për këtë arsye u ngrinë në bankat e nivelit të dytë 141.820 euro.