Kompania e lobimit, "Podesta Group"
në skandalin e "Panama Papers"

Në vijim të zbardhjes së dokumenteve që hedhin dritë mbi një nga skandalet më të mëdha financiare në botë, shfaqet edhe një kompani tjetër e njohur për politikën shqiptare, sërish e lidhur me Berishën. Është kompania e lobimit për Partinë Demokratike, "Podesta Group", e cila, sipas gazetës ”Neë Europe”, ka lidhje me fonde të transferuara në parajsat fiskale, që u përkasin kompanive ruse, të cilat ndodhen nën sanksionet e SHBA-së dhe BE-së.

“Podesta Group” ka marrë si klient një kompani ruse të quajtur "Sberbank of Russia", e cila ka lidhur me të një marrëveshje në Uashington. “Sberbank” është zyrtarisht kompani private, por ajo ndodhet nën sanksione sipas aktit “Foreign Agent Registration Act”. Nga dokumentet, konstatohet se kompania ruse në fjalë ka lidhje shumë të forta me qeverinë, apo përfaqëson faktikisht interesat e njerëzve të pushtetshëm të Moskës. Menaxheri i llogarive të “Sberbank” ka qenë pikërisht Tony Podesta, kreu i kompanisë së lobimit dhe vëllai i kreut të fushatës së Hillary Clinton. Sipas kontratës, del se Tony Podesta ka lidhje direkte me Kremlinin.

Pas firmosjes së kontratës në mars, “Podesta Group” ndërmori misionin të lobonte për heqjen e sanksioneve, që komuniteti ndërkombëtar i ka vënë Rusisë pas pushtimit të Krimesë. Sipas formularit të lobimit, që është regjistruar në Uashington, llogaritë e “Sberbank” ndodhen në ishujt Cayman, përkatësisht në emër të kompanisë “Troika Dialog Group Limited”, që në Qipro janë regjistruar si “SBGB Cyprus Limited” dhe në Luksemburg nën emrin e kompanisë “SB International”.

Ndërkaq, një organizatë e njohur jo-qeveritare, që merret me hulumtimin e investimit të krimit të organizuar në ekonomi, thekson se një nga këto kompani është krijuar personalisht nga paratë e presidentit Putin.

"Podesta Group" është ndër kompanitë më të njohura të lobimit në botë. Për vite me radhë ajo ka mbrojtur – kundrejt pagesës nga buxheti i shtetit shqiptar - interesat e Partisë Demokratike në SHBA dhe më gjerë.
Pak ditë më parë, Partia Demokratike nënshkroi një kontratë të re me Podestën, por pa bërë të ditur kushtet e saj financiare. 
 
 
Podesta
"Podesta Group" është ndër kompanitë më të njohura të lobimit në botë. Për vite me radhë ajo ka mbrojtur – kundrejt pagesës nga buxheti i shtetit shqiptar - interesat e Partisë Demokratike në SHBA dhe më gjerë. Pak ditë më parë, Partia Demokratike nënshkroi një kontratë të re me të, por pa bërë të ditur kushtet e saj financiare
 
Redaksia Online
Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Real Madrid ndryshon emrin e stadiumit

Real Madrid ndryshon emrin e stadiumit