Hapja e transportit detar për pasagjerët ditën e hënë njoftuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Report Tv zhvilloi një lidhje live me Bernard Reso, drejtori i kompanisë së lundrimit Adria Ferries, i cili sqaroi se i ndodhur para vendimit të Komisionit Europian se kufijtë do të hapen më 1 korrik, atëherë drejt Italisë do të udhëtojnë vetëm qytetarët rezidentë dhe ata që kanë një viza pune apo arsye shëndetësore.
Reso tha se e njëjta gjë ndodh edhe me ata që vijnë nga Italia, pra shtetas italianë që punojnë në Shqipëri dhe qytetarët që janë rezidentë në vendin tonë. Në lidhje me udhëtimin, Reso tha se të gjithë duhet të respektojnë masat e reja anti-covid dhe të jenë pajisur me maska. Ndërsa nga 1 korriku do të jetë e lirë për të gjithë shqiptarët
'Duke u bazuar tek udhëzimi i Ministrisë së Infrastrukturës do të lejojnë të gjithë linjat e transportit që të operojnë në drejtim të Italisë, por vendimi i KE është që më 1 korrik do të hapen vendet Schengen. Të ndodhur përpara kësaj situate jemi të detyruar të respektojnë Italinë ku do të mund të udhëtojnë vetëm qytetarë që janë rezidentë në Itali, që kanë viza punë në Itali dhe ata për probleme shëndetësore dhe anasjelltas nga Italia në drejtim të Shqipërisë. Nga 1 korriku do të jetë e lirë për të gjithë shqiptarët. Ata që udhëtojnë aktualisht duhet të respektojnë rregullat e reja anti-covid se nga vijën ku do të udhëtojnë dhe mbajtja e maskave dhe respektojnë kushte e reja të udhëtimit", tha Reso.v
Në lidhje me situatën e krijuar nga pandemia, Reso tha se shifrat për humbjen ekonomike janë të mëdha pasi kanë qenë të mbyllur, por shpresojnë se do të rimëkëmbën shpejtë.
"Shifrat janë të paimagjinueshme pasi jemi të detyruar të ndërpresim linjat, deri tani kanë funksionuar vetëm transporti i mallrave dhe ata që kanë pasur një autorizim nga Ministria e Jashtme në bashkëpunim më Ambasadën Italiane. Jemi prekur si çdo sektor por shpresojmë të rimëkëmbemi shpejtë", tha Reso.
Lajmi kryesor:
Nga sot rihapet transporti detar vetëm për pasagjerët e huaj, rezidentët, ata që punojnë në Itali dhe për arsye shëndetësore! Turistët e qytetarët nga 1 korriku
I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.1%
-
Jo
50%
-
Jam i/e dyzuar
8%
Vota total: 2170
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Qytetarët pa energji e të bllokuar nga bora, PD: Moti nxjerr gënjeshtrat e Belinda Ballukut! Tenderët për infrastrukturën u shkojnë miqve të pushtetit
14 Janar, 13:45
-
Trafiku i çmendur në rrugën nga aeroporti, dhe një dyshim.....
6 Janar, 19:27
-
Udhëtarja pëson abort spontan në tragetin e linjës Durrës-Bari, transportohet me rimorkiator nga rada dhe dërgohet me ambulancë në spital (VIDEO)
6 Janar, 17:45
-
Kinë/ Shqetësim për virusin e ri misterioz, spitalet mbushen plot
3 Janar, 22:34
-
Pesë vite pas tërmetit, 105 familje pastrehë në Mirditë! Kryebashkiaku: Ministria e Infrastrukturës na ka premtuar se rindërtimi do të rifillojë në 2025
2 Janar, 15:38
-
VIDEOLAJM/ Dy tragete përplasen në kalatën e portit të Durrësit, shkak moti i keq! S'ka të plagosur
23 Dhjetor 2024, 13:01
-
Berisha: Komision Hetimor për Portin e Durrësit dhe interpelancë! Falje e gjobave dhe kamatë-vonesave për energjinë! Akuza dhe Dumanit
18 Dhjetor 2024, 13:40
-
Hapet gara për ndërtimin e hekurudhës Vorë - Hani i Hotit, Gonzato: Ndihmon lëvizjen ekologjike dhe zhvillon turizmin! Shqipëria po ecën me reformat, BE e mbështet
18 Dhjetor 2024, 10:49
-
Borxhet e mbartura të Bashkive dhe Ministrive 10,5 mld lekë! Investime pa pasur fonde, Kavaja rekord, Tirana i përgjysmon për 9 muaj
1 Dhjetor 2024, 18:35
-
Si do shpenzohen 8.2 mld euro në vitin 2025? Ja shpërndarja e buxhetit, institucionet që marrin më shumë lekë
19 Nëntor 2024, 19:21
-
Anija ‘Moliva’ me 2100 tonë mbetje, jepet leja për hyrje në Portin e Durrësit! Ja kur zbarkon dhe si do procedohet
7 Nëntor 2024, 14:27
-
Qeveria hedh për konsultim Projektligjin për ndërtesat e reja dhe rinovimin e atyre ekzistuese: Duhet të jenë pa emetime që nga 2028 (DOKUMENTI)
3 Nëntor 2024, 18:44