Nga sot rihapet transporti detar vetëm për pasagjerët e huaj, rezidentët, ata që punojnë në Itali dhe për arsye shëndetësore! Turistët e qytetarët nga 1 korriku

Dita e sotme, 22 qershor 2020 shënon hapjen e të gjitha linjave të transportit ndërkombëtarë të pasagjerëve, por vetëm për shtetasit italianë dhe të huaj të tjerë dhe shqiptarët janë rezidentë në Itali, kanë një vizë pune apo për arsye shëndetësore. E njëjtat mundësi lëvizje nga 22 qershori vlen edhe për qytetarët rezidentë në Shqipëri dhe shtetasit italianë që kanë një vizë pune në vendin tonë. Pra hapja e transportit detar është e kufizuar dhe jo për të gjithë, që do të thotë se turistët dhe qytetarët e thjeshtë që udhëtojnë me qëndrime 3 mujore në Itali dhe vende të tjera nuk do të mund të lëvizin dot më herët se 1 korriku 2020. Kjo për vetë faktin se zona Schengen është e mbyllur deri më 1 korrik dhe hapja e kufijve të BE do të bëhet pas kësaj date.

Sigurisht që kjo hapje e re e transportit detar të pasagjerëve ka sjellë lehtësime në kufizime, pasi më herët duhej një autorizimin nga Ministria e Jashtme në bashkëpunim me Ambasadën Italiane për të pranuar arsyetimin e lëvizjes drejt Italisë dhe sot nuk duhet më një autorizim i tillë.

E njëjta gjë vlen edhe për Portin e Sarandës që lidh shqiptarët me Greqinë, që duhet të jesh punonjës në atë shtet apo rezident që të mund të udhëtosh si pasagjerë nga 22 qershori. Në çdo rast tjetër do të duhet që të presim 1 korrikun për të kuptuar nëse do të ketë një hapje të plotë të transportit detar të pasagjerëve.

Ministria Infrastrukturës dhe Energjisë njoftoi më herët se informimi për kufizimet e mundshme të udhëtimit në vende të tjera do të jetë përgjegjësi e shoqërive të transportit ndërkombëtar detar të pasagjerëve, të cilat duhet të ndërmarrin hapat e nevojshëm dhe të informojnë pasagjerët.

“Shoqëritë e Transportit ndërkombëtar detar të pasagjerëve do të jenë përgjegjëse edhe për të informuar pasagjerët për kufizimet e mundshme në fuqi për nisjet nga portet e Republikës së Shqipërisë dhe destinacionin e synuar si dhe rregullat e kujdesit dhe sigurisë së shëndetit në destiancionin ku ata do të mbërrijnë”, thuhet në njoftim.

Report Tv kontaktoi Bernard Reson, drejtori i kompanisë së lundrimit 'Adria Ferries', i cili sqaroi se i ndodhur para vendimit të Komisionit Europian se kufijtë do të hapen më 1 korrik, atëherë drejt Italisë do të udhëtojnë vetëm qytetarët rezidentë dhe ata që kanë një viza pune apo arsye shëndetësore dhe anasjelltas nga Italia drejt Shqipërisë.

Edhe  Autoriteti Portual Durrës ka sqaruar qytetarët në lidhje mbi rikthimin e transportit detar të pasagjerëve se nga dita e sotme do të udhëtojnë vetëm shqiptarët rezidentë në Itali dhe shtetasit e huaj që dëshirojnë të udhëtojnë drejt porteve italiane.

Në lidhje me respektimin dhe monitorimin e masave anti-covid do të bëhet nga Drejtoria e Përgjithshme Detare por dhe vetë kompanitë e transportit, ku theksohet se pasagjerët duhet të jenë të pajisur me maska dhe të respektojnë distancën.

Pas situatës që krijoi pandemia në gjithë botën transportoi detar për pasagjerët u pezullua, ndërsa 22 qershori shënon rihapjen e pjesshme të tij, edhe pse rastet me covid-19 në vendin tonë po rriten dita ditës. Ndërsa në lidhje me transportin e mallrave, nuk ka qenë i bllokuar asnjëherë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:24
Autoriteti Portual Durrës: Nga nesër udhëtojnë vetëm shqiptarët rezidentë në Itali dhe të huajt

 Autoriteti Portual Durrës ka sqaruar qytetarët në lidhje mbi rikthimin e transportit detar të pasagjerëve se nga dita e hënë do të udhëtojnë vetëm shqiptarët rezidentë në Itali dhe shtetasit e huaj që dëshirojnë të udhëtojnë drejt porteve italiane. Ndërsa për të gjithë qytetarët e tjerë shqiptarë do të hapen nga 1 korriku, nëse BE vendos të hapë kufijtë në datën që ka përcaktuar.

"Mbi rikthimin e transportit detar të pasagjerëve, sqarojmë së: Faza 1: Nga nesër shtetasit Shqiptarë me rezidencë të përhershme në Itali (soggiorno), dhe shtetasit e BE-së, do mund të udhëtojnë lirshëm nga Durrësi drejt porteve italiane. Faza 2: Bazuar në dispozitat aktuale të BE-së (dhe urojmë mos të këtë surpriza): nga data 1 korrik 2020, transporti detar i pasagjerëve drejt Italisë do të jetë i hapur për të gjithë shtetasit Shqiptarë", shkruan Autoriteti Portual Durrës

Ora 18:44
Kompania lundrimit Adria Ferries: Nga e hëna udhëtojnë vetëm qytetarët rezident, ata që kanë vizë pune dhe për arsye shëndetësore (VIDEO)

Hapja e transportit detar për pasagjerët ditën e hënë njoftuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Report Tv zhvilloi një lidhje live me  Bernard Reso, drejtori i kompanisë së lundrimit Adria Ferries, i cili sqaroi se i ndodhur para vendimit të Komisionit Europian se kufijtë do të hapen më 1 korrik, atëherë drejt Italisë do të udhëtojnë vetëm qytetarët rezidentë dhe ata që kanë një viza pune apo arsye shëndetësore.

Reso tha se e njëjta gjë ndodh edhe me ata që vijnë nga Italia, pra shtetas italianë që punojnë në Shqipëri dhe qytetarët që janë rezidentë në vendin tonë. Në lidhje me udhëtimin, Reso tha se të gjithë duhet të respektojnë masat e reja anti-covid dhe të jenë pajisur me maska. Ndërsa nga 1 korriku do të jetë e lirë për të gjithë shqiptarët

'Duke u bazuar tek udhëzimi i Ministrisë së Infrastrukturës do të lejojnë të gjithë linjat e transportit që të operojnë në drejtim të Italisë, por vendimi i KE është që më 1 korrik do të hapen vendet Schengen. Të ndodhur përpara kësaj situate jemi të detyruar të respektojnë  Italinë ku do të mund të udhëtojnë vetëm qytetarë që janë rezidentë në Itali, që kanë viza punë në Itali dhe ata për probleme shëndetësore dhe anasjelltas nga Italia në drejtim të Shqipërisë. Nga 1 korriku do të jetë e lirë për të gjithë shqiptarët.  Ata që udhëtojnë aktualisht duhet të respektojnë rregullat e reja anti-covid se nga vijën ku do të udhëtojnë dhe mbajtja e maskave dhe respektojnë kushte e reja të udhëtimit", tha Reso.v

Në lidhje me situatën e krijuar nga pandemia, Reso tha se shifrat për humbjen ekonomike janë të mëdha pasi kanë qenë të mbyllur, por shpresojnë se do të rimëkëmbën shpejtë.

"Shifrat janë të paimagjinueshme pasi jemi të detyruar  të ndërpresim linjat,  deri tani kanë funksionuar vetëm transporti i mallrave dhe ata që kanë pasur një autorizim nga Ministria e Jashtme në bashkëpunim më  Ambasadën Italiane. Jemi prekur si çdo sektor por shpresojmë të rimëkëmbemi shpejtë", tha Reso.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • TYTA E TOPIT: 22/06/2020 12:21

    O TYT TOPI PO KE NDONJËCIK TRU ? ITALJANI QË DO VI DO SJELLI LEK E QEVERIA PRANDAJ JA HAP RUGËN KURSE AI SDUDENTI SHQIPTAR DO SJELLI NOC ROKUN. AI VETËM DO MARI SE SKA FAJ ËSHTË STUDENT. PRA KU MBAHET ÇEVERIA TE LEKT PRA MIKU IM LEKU E ÇON UIN PËRPJET KSHU KA QEN KSHU DO JET SA TË JET JETA O NJERI I MIR. TË UROI GJITH TË MIRAT.

    Përgjigju
    • Artur: 22/06/2020 18:53

      Po po na nxorren ne drite turistat italian! Mos harronper qeverin bastarde quhet turist italian dhe nje qytetar qe ka nenshtetesi italine. Nejse, rrime, presim, durojme dhe zbatojme cfare vendos qeveria idiote.

  • Artan: 22/06/2020 09:51

    Qeveri bastarde!! Me shpjego njeri pse u hapka vendi per te huajt e jo per shqiptaret? Dmth nje student ne itali duhet te pres 1 korrikun? Ndersa nje italian mund te vij qe neser! Ma shpjegon dot njeri llogjiken idiote te perdorur nga qeveria?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë