Kompania saudite ‘Flynas’ nis fluturimet me Tiranën! Tre fluturime direkte Riad-Tiranë në javë

“Ëndrra ime është bërë realitet. Kam pritur prej një viti e gjysmë të vij. Më në fund”, shprehet vogëlushja saudite.

Ky ishte reagimi i një vogëlusheje saudite, e cila preku tokën shqiptare këtë pasdite. Ajo mbërriti me disa dhjetëra bashkëkombës të tjerë nga Riadi, kryeqyteti i Arabisë Saudite, në fluturimin e parë të kompanisë ajrore me kosto të ulët, FlyNas. Pjesa më e madhe e tyre shkelin për herë të parë në tokën shqiptare dhe nuk i fshehin emocionet.

Nga kjo e hënë FlyNas nis fluturimet mes Tiranës dhe Riadit tre herë në javë, me një Airbus A320. Me rastin e fluturimit përurues, avioni i linjës ajrore saudite u mirëprit në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës me një përshëndetje uji.

Për shefin e Përgjithshëm Ekzekutiv të Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, Dr. Constantin von Alvensleben, fluturimi i ri pritet të rris turizmin dhe forcoj ekonominë.

“Ky fluturim i ri është një lajm i shkëlqyeshëm për të dy vendet, sepse do të rrisë turizmin dhe do të forcojë lidhjet ekonomike për pasagjerët e biznesit. Aeroporti është më jetësor këto ditë dhe ky është një hap shpresëdhënës për një përparim të ri për të gjithë udhëtarët dhe Shqipërinë gjithashtu”, shprehet Shefi i Përgjithshëm Ekzekutiv i Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

Themeluar në vitin 2007, FlyNas është Transportuesi kombëtar Saudit dhe linja ajrore kryesore me kosto të ulët në Lindjen e Mesme me një flotë prej 30 Airbus A320 Aircraft, duke operuar mbi 1,100 fluturime në javë në më shumë se 70 destinacione të brendshme dhe ndërkombëtare.

1623748704_FLYNAS.jpg

K.T./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se premtimet e programit të qeverisë Rama 3 do të realizohen?

Komento

Komente

  • Bako: 15/06/2021 13:49

    Turiste nga sa kemi pare e degjuar deri tani, jane trafikantet e droges dhe pushtetaret e korruptuar. Ne fakt keta jane edhe perfaqesuesit e bisnesit...

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Prej 9 muajsh dyshohej se u dogj në makinën e tij në Pukë, gjendet gjallë biznesmeni italian që ngriti në këmbë autoritetet e dy vendeve! U largua ilegalisht nga Hani i Hotit