Kompensimi financiar/ Ish-të përndjekurit, ja emrat e trashëgimtarëve që marrin këstin e tretë

Kompensimi financiar/ Ish-të përndjekurit, ja emrat e trashëgimtarëve që marrin këstin e tretë

Ministria e Financave ka bërë publik një listë të re me emra të trashëgimtarëve të shkallës së parë dhe të dytë të ish-të përndjekurve, që mund të marrin këstin e tretë të dëmshpërblimit që ua njeh ligji, por që kanë mangësi në dokumentacion. Ata duhet të plotësojnë këto mangësi brenda një afati tremujor, duke nisur nga 23 marsi 2019, përndryshe humbasin të drejtën e marrjes së shpërblimit.

Për trashëgimtarët e ish-të dënuarve politikë, që bëjnë pjesë në kategorinë joparësore, dokumentet që duhet të dërgojnë janë: Dëshmi trashëgimie ligjore për të dënuarin politik, origjinale ose kopje e njësuar noterizuar; Autorizim me shkrim i lëshuar nga përfituesi për të përfituar dokumentet e nevojshme elektronike; Çertifikatë vdekje e ish të dënuarit dhe ҫertifikatë e trungut familjar (ҫertifikata e trungut nuk mund të zëvendësohet me ҫertifikatë familjare) do të aksesohen dhe printohen nga ana e Drejtorisë së Pagesave të Dëmshpërblimeve nëpërmjet portalit të shërbimeve publike elektronike e-albania, brenda kuadrit të shërbimeve që disponon e-albania.

Ato shërbime të cilat nuk aksesohen dot nëpërmjet portalit elektronik të shërbimeve publike do ti kërkohen subjekteve përfituese për ti dërguar; Numrat e llogarisë bankare në Lek (në përputhje me Standartin Ndërkombëtar ISO 13616 “Shërbimet bankare dhe të ngjashme-Numri Ndërkombëtar i Llogarisë Bankarë-IBAN”) për çdo trashëgimtar ose për personin e autorizuar me prokurë të posaçme për tërheqjen e dëmshpërblimit, në njërën nga bankat e nivelit të dytë që ushtron veprimtarin brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, (Personat që depozitojnë numrin e llogarisë bankare duhet që të sigurohen që llogaria bankare, bankare, në të cilën do të depozitohet kësti i radhës, të jetë ende aktiv); Dokument identiteti (kopje ID-je, Pasaporte) të çdo trashëgimtari ose të personit që ka prokurë të posaçme për tërheqjen e dëmshpërblimit.

Kur një trashëgimtar i radhës së parë, të ish të dënuarit politikë, nuk jeton, për të tërhequr dëmshpërblimin, trashëgimtarët e radhës së dytë, (fëmijët e tij) duhet të dërgojnë në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, të gjithë dokumentet e sipasshënuara, për trashëgimtarin e radhës së parë që nuk jeton. Kur një trashëgimtar i radhës së dytë nuk jeton, e drejta e tyre për dëmshpërblim nuk vazhdon më tej. Në këtë rast, shpërndarja e vlerës të këstit të radhës kryhet sipas rrethit të familjarëve, për trashëgimtarët që jetojnë.

Listën e plotë me emrat e gjenit të botuar në gazetën Shqiptarja.com në print

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025