Kur bëhet fjalë për gjigantë të teknologjisë si “Apple” gjërat e vjetra kanë akoma më shumë vlerë.

Njëri nga komputerët e parë të kësaj kompnaie teknologjike dhe super e fortë në treg është shitur për 666 mijë dollarë.

Kompjuteri u shit në një ankand në Gjermani, ku përfaqësues të kësaj shtëpie thanë se kompjuteri është blerë nga një person anonim në Azi.

Kompjuteri i quajtur “Apple 1” është ndërtuar nga themeluesit e gjigandit Apple, Steve Jobs dhe Steve Wonziak në garazhin e një shtëpie.

Kompjuteri me vlerë është ndërtuar në vitin 1976 dhe është një ndër gjashtë kompjuterët e tillë në botë që funksionojnë ende.

Siç shihet dhe në foto komputeri nuk ka monitor as tastier dhe përbëhet nga një motherboard.

Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)