Në 10 vitet e ardhshme ju mund të jeni në gjendje të merrni kompjuterin tuaj kudo që të veni, madje edhe në portofol. Ky është premtimi i Intel Logic Plastic në Unviersitetin e Mbretëreshës në Ontorio të Kanadasë.

Shkencëtarët e Universitetit kanë prezantuar “PlasticTab” në panairin ndërkombëtar të pajisjeve elektronike për konsumatorët në Las vegas.

Ekrani i plastifikuar i një kompjuteri, produkti më i fundit i teknologjisë në botë ka një ekran 27 centimetra të gjatë dhe paloset si fletë letre. Përdoruesit duhet të bëjne lidhjen e ekranit të plastifikuar me njësinë qëndrore me anë të fishave.

Në ekranet e ekspozuara shikohen mjaft mirë një foto dhe një document në pdf, të cilat mund të bashkangjiten në një e-mail.

Një ekspert i Universitetit të Mbretëreshës tha se ekrani posedon rezolucion të lartë dhe ngjyra të qarta.

Panairi i Las Vegas-it shpalos shumë teknologji të krijuara për të çuditur mendjet dhe për ndryshuar mënyrën se si njerëzit komunikojnë me botën.