TIRANE - Përmes një letre publike drejtuar kryeparlamentarit Ilir Meta, grupi parlamentar i Partisë Demokratike i kërkon Kuvendit që t’i heq mandatin e deputetes Valentina Leskajt, socialistes e cila njëherësh është edhe nënkryetare e Parlamentit.
Shkresa u dorëzua zyrtarisht këtë pasdite dhe kërkohet mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin. Kjo kërkesë e demokratëve erdhi pas koncesionit të hekurudhës Ballsh-Fier-Vlorë që përfitoi Arjan Leskaj, djali i deputetes të Partisë Socialiste. Demokratët citojnë nenin 21 dhe 24 të ligjit 9367 "Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, sipas të cilit deputetetët dhe familjarët e tyre (përfshirë dhe fëmijët në moshë madhore) ndalohen të lidhin kontratë ose nënkontratë me institucionet publike.
“Nga verifikimi i procedurave të koncesionit për segmentit hekurudhor Fier-Ballsh dhe Fier-Vlorë, rezulton se është shpallur fitues dhe i është dhënë me koncesion 25 vjet bashkimit të përkohshëm të operatorëve “Alb-Star” sh.p.k. dhe “Matrix Konstruksion” sh.p.k. Nga të dhënat e QKR rezulton se shoqëria “Matrix Konstruksion” shp.k. është në pronësi të djalit të deputetes së Kuvendit të Shqipërisë znj. Valentina Leskaj. Ushtrimi i rregullt i funksionit të deputetit dhe shmangia në çdo rast e konfliktit të interesit, është kusht për vlefshmërinë e vet mandatit të deputetit. Në rastin konkret, është e provuar se është shpallur fitues i këtij koncesioni shoqëria ku është pronar fëmija madhor i deputetes Valentina Leskaj. Ky veprim përbën shkelje flagrante të ndalimit të parashikuar nga nenet 21 dhe 24 të ligjit nr. 9367/2005. Për këtë shkak, znj. Valentina Leskaj ushtron mandatin e deputetit në kushtet e papajtueshmërisë së parashikuar me ligj”, - thonë demokratët në shkresën dërguar Metës.
Më poshtë, kerkesa dhe argumentet e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike drejtuar Kuvendit
/Shqiptarja.com

VIDEO