Koncerti më 21 qershor, Vitmar Basha: U gëzova kur u hap Bunk’Art1, vlen miliona për artin

Vitmar Basha, këngëtari energjik i muzikës rock, do t’i bashkohet performacës live që do të mbahet më 21 qershor në Bunk’Art 1 për të festuar ditën botërore të muzikës. Basha do të këndoj live deri në orët e vona me tre grupe të njohura muzikore: Marsela Çibukaj, All in Band dhe Jericho. Në një intervistë për Report Tv premton se do ta kthejnë Bunk’Art në arenë spektakli.

Kemi menduar të bënim një skenë që të jetë ndryshe nga skenat normale që shikojmë në festivale të ndryshme.

Vitmar Basha

Këngëtari e sheh Bunk’Art 1 si një objekt me vlerë të madhe, ku mund të alternohen aktivitete të larmishme kulturore

Këtë ditë që është shumë e rëndësishme që është dita e muzikës, që do të kulmojë në një vend kaq të bukur, skena nuk ka nevojë, do të duheshin miliona euro me bërë një skenë sikur është Bunk’Art. Unë kam qenë edhe në Aushvic, kur u bë disa vite më parë Bunk;Art isha i gëzuar se ishte hera e parë që bëhej një rifreskim i memories së Shqipërisë. Isha i gëzuar që kam qenë pjesë e stafit organizues dhe artistik, pasi po i japim një penelatë arti.

Vitmar Basha

Koncerti do të nis në orën 19.00, në Bunk’Art 1 me këngëtaren Marsela Çibukaj dhe All in Band. Pasi të kalojë një orë me performacat muzikore live, në orën 20.00 publiku do të përfshihet në një nga ngjarjet më argëtuese; do të ndjek projeksionin live të ndeshjes së botërorit Kroaci-Argjentinë, shoqëruar me barbecue dhe “Birra Tirana Party”. Muzika do të vijë sërish në orën 21.45 minuta në parkun e BunkArt1, ku do të shpërthejnë me performancat live djemtë e rock-ut, Jericho dhe Vitman Basha.

Po kush është Vitmar Basha?

Në 1997-98 kam nisur duke luajtur muzikë në Bari, më pas në Firence dhe gjithë Toskanën me grupet e mia që luanin edhe këngë origjinale dhe cover, më pas erdha në Shqipëri në 2007, kam marrë pjesë në festivalet shqiptare, kam luajtur muzikë live akustike dhe instrumente elektrik gjatë 10 viteve që jam kthyer në SHqipëri

Vitmar Basha

Ndërsa hyrja në Bunk’Art 1 është falas, Vitmar Basha fton publikun në këtë festë të madhe të muzikës...

Ju mirëpresim në datë 21 qershor ora 19:00 është festa e muzikës në Bunk'Art me grupet All in Band, Marsela Çibukaj, Vitmar Basha dhe Jericho Band, mirë se të vini

Vitmar Basha

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor