Koncerti “Rrjedh në këngë e ligjërime”/ Veprat e Feim Ibrahimit shikojnë dritën e skenës (VIDEO)

Veprat e kompozitorit Feim Ibrahimi do të shikojnë dritën e skenës këtë të enjte (19.00), në Qendrën Kulturore të Katedrales Ortodokse. Ndonëse, u formua në shkollën shqiptare të muzikës (1966), nën drejtimin e profesor Tish Daija, artisti është cilësuar nga kritika e kohës, si kompozitori që tronditi tabutë e realizmit socialist. Drejtoresha e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, Zana Çela, teksa na renditë veprat e kompozitorit, që prej 22 vitesh nuk është më mes nesh, ndalet më gjerësisht tek kontributi i tij në muzikën shqiptare.

“Ne kemi pas fatin të risjellim fondin e artë të krijimtarisë së mjeshtërve, që janë vrazhda kryesore e themelit të krijimtarisë muzikore në artit tonë. Feim Ibrahimi me krijimtarinë e tij shumë të gjatë i bëri sfidë mentalitetit të asaj kohe, tendencës së realizmit socialist. Ishte ndër të parët kompozitor, që u arsimua në shkollën tonë, edhe krijimtaria e tij shënon një moment shumë interesant në krijimtarinë muzikore shqiptare. Ai i ka sjell kombit shumë vepra në krijimtarinë muzikore shqiptare, nga miniaturat e vogla për piano tek vepra skenike edhe simfonike, por ku nuk mungojnë as vepra të muzikës akustike”, thotë drejtoresha e TKOB-së, Zana Çela.

Ermir Krantja, i cili ka qenë edhe një nga bashkudhëtarët e asaj periudhe do të dirigjojë veprat e Ibrahimit, por në skenë nuk do të mungojë as vajza  e tij, Etrita Ibrahmi në piano me artistët Armando Likaj, Vikena Kamenica, Nina Muho edhe shumë të tjerë, që do të sjellin një mesazh për brezat e rinj.

“Në këtë koncert po prek një tjetër material, po bëj një plotësim të figurës edhe të imazhit të Feim Ibrahimit.  Ju që keni sot në këtë liri veprimi edhe fjale, duhet që të gërmoni, duhet të merrni të dhëna se çfarë është bërë dikur.  Unë jam shumë i nderuar, që pas 25 vitesh unë po plotësoj veprën e Feim Ibrahimit”, thotë Krantja.

Ndërsa, bashkëshortja e Ibrahimit,  Vera Ibrahimi, e cila ka pasur fatin të jetë dëshmitare e ngjarjeve, që artisti përjetoi në të gjallë të tij, ndihet e lumtur edhe mirënjohëse për koncertin, që artistët janë duke punuar këto ditë.

“Do të dëshiroja, që këtu të ulej Feimi, por shorti më ra mua, dëshmitare e shumë gjërave, por sot dua që të falënderoj të gjithë artistët për punën e bërë, duke mos ndalur tek ngjarjet”, thotë Ibrahimi e emocionuar.

“Ngadhënjim mbi vdekjen”, “Plaga e dhjetë e Gjergj Elez Alisë” apo “Xhaketa e kuqe” janë vetëm disa nga pjesët, që do të luhen nga orkestra dhe këndohen nga solistët në koncertin “Rrjedh në këngë e ligjërime” me veprat e kompozitorit Feim Ibrahimi në datë 21.00, ora 19.00 në Qendrën Kulturore Ortodokse.  

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë