Koncesioni i sterilizimit/ Klodian Rjepaj e Ilir Rrapaj dikur bashkë në fakultet, tani bashkë tek 313-ta! Përgatitja e dokumenteve nisi 2 muaj para shpalljes së kontratës

Koncesioni i sterilizimit/ Klodian Rjepaj e Ilir Rrapaj dikur bashkë në fakultet, tani bashkë tek 313-ta! Përgatitja e dokumenteve nisi 2 muaj para shpalljes së kontratës

1692369426_rrapaj.JPG

Nga hetimet duket që biznesmeni Ilir Rrapaj dhe zv/ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj kanë shfrytëzuar miqësinë e tyre, njohjen në fakultet për të realizuar koncesionin afro 100 mln eurosh, 8 vite më parë dhe se gjithçka ka qenë e paramenduar.

Koncensioni 10 vjeçar iu dha kompanisë SaniService, një bashkim kompanish ku Ilir Rrapaj me kompaninë e tij Investital LLC është zotëruesi kryesor i aksioneve, krahas kompanive italiane “Servizi Italia”, “Tecnosanimed” dhe “U.Jet S.r.l”.

Duket që përgatitjet e dokumentacionit që do u shërbenin për koncesionin kishin nisur 2 muaj përpara se të shpallej njoftimi i kontratës në mënyrë elektronike në Agjencinë e Prokurimit Publik.

Data e shpalljes së njoftimit të kontratës ishte 13 shkurt 2015, dhe meqë procedura e konçesionit ishte elektronike, para kësaj date asnjë operator ekonomik nuk mund të ishte në dijeni për objektin e koncesionit.

Por nuk ka ndodhur kështu, më 18 dhjetor 2014 në mbledhjen e Këshillit Administrativ të Servizi Italia nga zëvendëskryetari jepeshin të dhëna mbi objektin e projektit, për shërbimet që do të përfshinte, afatin 10 vjeçar të kohëzgjatjes që do të kishte ky projekt, si dhe faktin që ky projekt do të ishte një procedurë koncesioni dhe jo një prokurim publik i zakonshëm. Në këtë mbledhje thuhej se nëse bashkimi i përkohshëm i shoqërive do të rezultojë fituese do të vijohej me themelimin e shoqërisë së re.

Këto fakte tregojnë qartë se dijeni të plotë mbi procedurën e dhënies së koncensionit dhe janë përgatitur për të plotësuar dokumentacionin që ata mendonin se do u shërbente përpara.

“Pikërisht, personi që ka patur kontakte të vazhdueshme gjatë gjithë kësaj periudhe me Ministrinë e Shëndetësisë ka qenë Ilir Rrapaj, i cili edhe pse nuk ka mbajtur ndonjë detyrë publike dilte jashtë shtetit me makinën në pronësi të Ministrisë së Shëndetësisë me targa TR4112R, drejtuar nga shoferi i Zëvendës Ministrit të Shëndetësisë dhe se ka udhëtuar edhe me Ministrin e Shëndetësisë z.Ilir Beqaj' evidentohet në dosjen e SPAK.

E  vërtetojnë dhe udhëtimet.

Në 15 qershor 2014 Ilir Rrapaj, Ilir Beqaj dhe Klodian Rjepaj kanë hyrë në Shqipëri nga Italia periudhë kjo që përkon me veprimet përgatitore të Koncesionit.

Tashmë prej 17 gushtit 2023, ish zëvendës-ministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj, dhe biznesmeni i sterilizimeve Ilir Rrapaj që dikur kanë ndarë të njëjtin fakultet, të njëjtën makinë do të ndajnë bashkë burgun. GJKKO la sot në fuqi masën e sigurisë 'arrest me burg" dhe  Klodian Rjepaj dhe Ilir Rrapaj janë transferuar tek 313-ta. Ish zv/ministri i Shëndetësisë akuzohet për ‘shpërdorim detyre’ e ‘falsifikim dokumentesh’ ndërkohë , biznesmeni i sterilizimeve spitalore akuzohet për mashtrim.

Ndihmoi me informacionin gazetarja e Report TV, Keti Banushi


Lajmi kryesor:

Koncesioni i sterilizimit/ Si u krye mashtrimi! Biznesmeni Ilir Rrapaj fshehu miqësinë me Rjepaj dhe Beqajn! Frynë fiktivisht kostot e shërbimit


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Futet nga stoli dhe përmbys ndeshjen, Rocco Vata i jep tri pikë Watfordit në limite

VIDEO/ Futet nga stoli dhe përmbys ndeshjen, Rocco Vata i jep tri pikë Watfordit në limite