Koncesioni i sterilizimit në hetim nga Kuvendi/ Ish-drejtoresha e spitalit të Durrësit: I është përmbajtur kontratës! Nuk ka pasur efekte negative, problem ka qenë buxheti

Koncesioni i sterilizimit në hetim nga Kuvendi/ Ish-drejtoresha e spitalit të Durrësit: I është përmbajtur kontratës! Nuk ka pasur efekte negative, problem ka qenë buxheti

Nadire Jani, ish-drejtore e spitalit të Durrësit në Komisionin hetimor parlamentar për sterilizimin

Nadire Jani, ish-drejtore e Spitalit Durrës, dëshmi pranë Komisionit Hetimor për PPP në Shëndetësi, dëshmoi lidhur me koncesionin e sterilizimit. Ajo iu përgjigj pyetjeve të deputetëve të opozitës, duke thënë se pavarësisht problemeve të fillimit, gjithçka i është përmbajtur kontratës.

Kam parë koleget e mia kirurge, që kanë janë çarë me bisturi e kanë qenë të shqetësuar për muaj të tërë mos i kapte HIV AIDS, apo diçka tjetër. Si unë, ashtu edhe kirurgët ishim entuziastë për këtë zhvillim të ri.

Edhe mund të ketë pasur probleme në fillim, por ju janë përmbajtur kontratës, nuk ka pasur probleme madhore.

Korreshi: Kur mbaronte entuziazmi, cilit ishin problemet që mund t’i quani edhe të vogla ju.

Jani: Sterilizimi nuk ka pasur efekte negative, as si mjeke e as si drejtuese.

Jani: Në fillim kanë munguar setet/paketat e vogla. Me insistimin e drejtuesit, më vonë kanë ardhur ato që kemi kërkuar. Nuk është fushë me lule, po nuk është problematikë kush e di se çfarë. Fillimet janë gjithmonë të vështirë. Personeli nuk ishte plotësisht i trajnuar për këtë pjesë. Këto duhet të jenë të kuptueshme. Por anë negative dhe problematika madhore, nuk ka pasur.

Jani: SaniServis nuk pagoi qira për ambientet, as për ujin dhe dritat. I pagoi Ministria e Shëndetësisë.

Vokshi: Ju keni mbrojtur interesin publik me shumë shkresa. Sot na thoni se jeni entuziaste. Ju keni vijuar të kërkoni sete mikrokirurgjikale e nuk ju kanë ardhur për një vit. Thoni se kompania ju mori të gjitha ambientet dhe hoqi pajisjet që ju kishit. I thatë ministrisë se përdorët pajisjet tuaja, dhe ju rritën shpenzimet. Keni përdorur autoklavat tuaja.

Jani: Problemi kryesor ishte buxheti, ndaj kemi kërkuar me ngulm. Thashë punë muajsh, ndoshta gabova, por nga 1 muaj, ndoshta kanë shkuar me 3 muaj.

Vokshi: Kam shkresat tuaja. Nuk ju kanë ardhur as pas një viti. Ju është dashur të paguanit disa fish më shumë. Unë jam impresionuar për mirë nga menaxhimi juaj në mbrojtje të interesit publik. Jeni ankuar se në vend që të paguanit 266 lekë, keni kaluar në 13 700 lekë.

Vokshi: Ju jeni ankuar për mos pagesë qeraje dhe mos pagesë energjie elektrike. Keni bërë llogaritë. Pas refuzimit të operatorit, keni thënë, për të vënë matës të energjisë elektrike, keni bërë matje, e shpenzimi 550 mijë lekë në muaj vetëm për energji në spital 52 milionë lekë të vjetra, të matura vetëm në një periudhë nga ju. Jeni ankuar në ministri se nuk kishit buxhet për të paguar këto fatura. 

Jani: Fondi na tha vijoni kontratën ndërsa ministria nuk na ktheu përgjigje fare për këtë çështje.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ZAKAREL ZAKA: 10/09/2024 16:10

    PO CFARE LODHENI ME DIRIN E KA NUSEN E CUNIT MAGJISTRATE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rama e deputetët e vjetër të PS në lista të hapura, është vendimi i duhur?



×

Lajmi i fundit

NOTAT/ Humbja me Gjeorgjinë, zhgënjen Rey Manaj! Ramadani bën liderin

NOTAT/ Humbja me Gjeorgjinë, zhgënjen Rey Manaj! Ramadani bën liderin